From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Kantonin VAUD, ku në këtë pjesë të Zvicrës flitet gjuha frënge, kanë funksionuar edhe para pavarësimit të kësaj shkolle prej asaj jugosllave. Ajo deri në fund të vitit shkollor 1989/1990 veproi në kuadër të shkollës së ashtuquajtur jugosllave. Prej vitit 1990 e tutje, ishte koha kur Kosovën, pa i llogaritur viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi, e braktisën 45 mijë e 530 nxënës dhe më se 1.150 arsimtarë.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Edhe në këtë kanton mbërritën një numër i madh i këtyre arsimtarëve dhe nxënësve të cilët nga dhuna dhe represioni serb u detyruan ti braktisin vatrat e të parëve tanë.
Pas vitit 1990 e tutje, shkolla shqipe në Kantonin VAUD, u shkurorëzua nga e ashtuquajtura shkollë jugosllave dhe u pavarësua e u organizua mbi parimet e shkollës së mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Prandaj aktivistët në diasporë u vunë në veprim edhe atë sa më të shpejtë sepse situata diktonte se duhej vepruar që të evitohej dhe pengohej asimilimi gjuhësor e kombëtar i moshave të reja të fëmijëve që arritën me shumicë në emigracion.
Puna e aktivistëve ishte shumë e rëndësishme dhe specifike. Në këtë drejtim u dalluan mësuesit sepse ata e dinin më së miri se misioni i tyre është i shenjtë dhe i çmuar për situatën. Vlen të përmendet se para formimit të Lidhjes të Prindërve Shqiptarë për Kantonin VAUD, pjesa më e madhe e arsimtarëve janë angazhuar pa konkurs dhe pa pëlqimin dhe rekomandimin Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.
Ata u angazhuan në procesin edukativo arsimor shpesh nga organizatat joprofesionale, nga klubet, shoqatat, partitë politike, bashkësitë e prindërve e asociacionet tjera.
Shkolla Shqipe më mësim plotësues e arriti kulmin e vet, në Kantonin VAUD, me formimin e Lidhjes së Prindërve Shqiptarë në nivel të kantonit.
Kuvendi themelues i kësaj lidhjeje u mbajt më 07.11.1993 në Lozanë(Lausanne). Iniciativën për këtë e morën dy arsimtarët Miftar Selimi dhe Musa Pali.
Kjo gjë hapi rrugën që shkolla shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe në këtë kanton të vihet në binarët institucionalë.
Në këtë fazë kohore fillimisht mësuesit e parë ishin: Lule Arsllani, Miftar Selimi, Mitat Sinani, Musa Pali etj. Në mbështetje të këtyre u vunë një numër i konsiderueshëm i prindërve si: Isa Bytyçi, Mustafë Rrahmani
Këta mësues kontribuuan në mënyra të ndryshme për ecjen përpara të mësimit plotësues dhe aktivitetit të përgjithshëm të shkollës shqipe në këtë kanton.
Kështu në vitet 1997-2000 Vaudi kishte 28 klasë në kuadër të 17 shkollave komunale, duke përfshirë këtu 500 nxënës e 13 arsimtarë.
Mësues më të dalluar atëherë u shpallën, Musa Pali dhe Burbuqe Ahmetaj.
Sot si dhe në tërë Zvicrën nga të gjithë aktivistë e LAPSH-ës bëhen përpjekje për integrimin e mësimit plotësues në shkollën Zvicerane, me qëllim që kjo do të sjell pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve tanë në këtë shkollë dhe në mënyrë që të përmirësohet kualiteti i mësimdhënies. Prej themelimit të shkollës shqipe në kantonin VAUD të Zvicrës e gjerë më sot, Musa Pali ishte në pozita të ndryshme udhëheqëse si herë kryetar i LAPSH kantonal, herë sekretar dhe prej vitit 2006 e gjerë në shkurt 2010 ishte koordinator. Pozita e koordinatorit kantonal përveç që koordinonte punën në tërë këshillat komunale luante edhe rolin e udhëheqësit të shkollës shqipe. Përveç pozitës kantonale, në strukturën udhëheqëse të shkollës shqipe, Musa Pali është përgjegjës prej vitit 1990, dhe punon në tri paralele, në komunat e kantonit VAUD, Vevey Montreux dhe Villëneuve. Në këto tri paralele numri i nxënësve sillet rreth pesëdhjetë nxënës për çdo vit shkollor. Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Vevey, Montreux dhe Villeneuve, arsimoi dhe edukoi në frymën kombëtare prej themelimit të saj qindra të rinj e të reja. Në këtë shkollë morën dituri në gjuhën shqipe, jo vetëm nxënësit e moshës shkollore por edhe të rriturit qofshin zviceranë apo të tjerë, të cilët ishin të interesuar ta mësojnë gjuhën shqipe.
Gjithashtu nje paralele e shkolles shqipe eshte hapur ne wattwil kantoni st gallenit
Angazhim i vazhdueshëm për veprimtarët e shkollës shqipe ka qenë hapja e paraleleve në gjuhën shqipe me qëllim që të përfshihen sa më shumë fëmijë shqiptarë në mësimin plotësues. Një përpjekje e tillë rezultoi me suksese nga ana e prindërve që jetojnë dhe punojnë në Wattwil të St. Gallenit.
14 maji i vitit 2016, në këtë qytezë piktoreske zvicerane ishte shndërruar në festë për familjet shqiptare. Pas shumë viteve rifilloi mësimi në këtë pikë shkollore në gjuhën shqipe. Në fytyrat e prindërve shihej një ditë e rëndësishme për fëmijët e tyre. Edhe pse në kurbet, ata tani janë më afër gjuhës dhe kulturës shqiptare. Për nxënësit e shkollës shqipe, Aulonën, Aurorën, Fionën, Eronën, Erikun, Arlindin, Florentin, Emirin, Sarën, Kaltrinën, Medinën, Drianën, Arbnorin, Tringën, Almirën, Azrën, Omerin, Sufjanin, Altinën etj., po fillonte një ditë e re.
Në fillim kryetari i Këshillit Iniciues të prindërve, Taip Ibraimi, falënderoi prindërit, duke thënë se një mirënjohje e veçantë iu takon atyre që janë angazhuar gjatë këtyre ditëve, si Dritan Bajrami, Orhan Abazi, Arben Selmanaj, Haki Dautaj, Shaban Halilaj, Avni Jahmurtaj, Fehmi Aliu, Amir Ebibi, Rexhep Ajeti, Demirali Alija, Agim Hamdiu, Gafur Emini, Resul Sherifi, Ramadan Sherifi, Alush Maliqi, Agron Sherifi dhe Valdet Hoxha, për angazhimin e tyre në hapjen e kësaj pike shkollore, si dhe po ashtu falënderoi mësuesin dhe kryetarin e Këshillit të Arsimtarëve për Kantonin e St. Gallenit, z. Vaxhid Sejdiu, i cili së bashku me ta u angazhua në realizimin e këtyre përpjekjeve. Ai njoftoi prindërit se mësimi do të mbahet në shkollën Wis, ku sot kishin ardhur bashkërisht prindër, fëmijë, nxënës dhe aktivistë e dashamirë të mësimit plotësues të shkollës shqipe.
Dr. Vaxhid Sejdiu, kryetar i Këshillit të Arsimtarëve të Kantonit të St. Gallenit, iu shpërndau tekstet shkollore nxënësve të shkollës shqipe.
Pas tij fjalën e mori Dr.Vaxhid Sejdiu, i cili në fjalën hyrëse i informoi prindërit e kësaj pike shkollore për rëndësinë e gjuhës shqipe, planprogramin mësimor dhe tekstet shkollore me të cilat punojnë nxënësit në mërgatën shqiptare. Ai mes tjerash iu tha prindërve se emrat e bukur shqip nuk kanë kuptim pa gjuhën shqipe, se fëmijët shqiptarë nuk guxojnë të mbesin analfabetë sa i përket njohurive në gjuhën e nënës. “Për këtë arsye të angazhohemi që fëmijët shqiptarë, përveç gjuhës së vendit, duhet ta mësojnë dhe gjuhën amtare, sepse kjo gjuhë është gjuha jonë, gjuha që ruan identitetin tonë kombëtar.”, tha Sejdiu
“Ne si shkollë shqipe jemi të angazhuar në të gjitha pikëpamjet që t`iu bëjmë apel prindërve shqiptarë që ta ruajnë gjuhën dhe shkollën shqipe, një pikë shkollore do të thotë një rreze drite. Pastaj të gjithë nxënësve iu uroi suksese, duke ua shpërndarë edhe tekstet shkollore”, tha mes tjerash Vaxhid Sejdiu
Suksese nxënësve të kësaj pike shkollore iu dëshiruan edhe veterani i arsimit, mësuesi Shaban Halilaj dhe mësuesi i ri Evzal Selmani, të cilët po ashtu theksuan rëndësinë dhe nevojën për ruajtjen e gjuhës amtare.
Dhe, në fund Këshilli i prindërve ftoi të pranishmit të shijojnë ushqimet nga kuzhina shqiptare, të përgatitura enkas për këtë ditë.
L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” i Kantonit të St. Gallenit Këshilli për informim
www.lapshvd.e-monsite.com Arkivuar 19 prill 2021 tek Wayback Machine
https://www.albinfo.ch/hapet-nje-paralele-e-shkolles-shqipe-ne-wattwil/
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.