shkollë e filozofisë në Greqinë Antike From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkolla peripatetike ishte një shkollë filozofike në Greqinë e lashtë. Kjo shkollë ishte e themeluar nga Aristoteli (384 - 322 p.e.s.)[1] ndërsa studentët e saj quheshin peripatetikë (nga gr. peripatein, të shëtisësh).
Peripatetizmi ishte filozofi e Aristotelit dhe e nxënësve të tij. Ky emër i përket shkollës së Aristotelit, sepse ai jepte mësime duke shëtitur poshtë portikëve në palestrën e liceut. Këtë vend e quanin peripatos. Peripatetizmi shkëlqeu me Theofrastin, Stratonin dhe Androkiusin e Rodit. Në fund të shekullit II pas Krishtit, u themelua në Aleksandri një shkollë peripatetike e cila, me të braktisur shkencat matematike, astronominë dhe shkencat e natyrës që deri në atë kohë ishin disiplinat e saj të privilegjuara, u orientua nga logjika dhe teologjia. Filozofia myslimane mori stafetën e kësaj shkolle, veçanërisht me Averroen dhe pikërisht prej këtij degëzimi që merrej me astronomi dhe shkenca të tjera, i mori Perëndimi gjatë mesjetës njohuritë mbi veprën e Aristotelit. Shën Tomas d'Akuin i ktheu ato në filozofinë e kishës.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.