From Wikipedia, the free encyclopedia
Shilpa shastra (sanskritisht: शिल्प शास्त्र śilpa śāstra) fjalë për fjalë do të thotë Shkenca e Śilpas (arteve dhe zejeve).[1][2] Është një term i lashtë ombrellë për shumë tekste hindu që përshkruajnë artet, zejet dhe rregullat, parimet dhe standardet e dizenjimit të tyre. Në kontekstin e projektimit të tempujve, Shilpa shastrat ishin manuale për skulpturat dhe ikonografinë hindu, që përshkruanin mes gjërave të tjera, proporcionet e një figure skulpturore, kompozimin, parimet, domethënien, ashtu si dhe rregullat e arkitekturës.[3] Në këta tekste listohen tradicionalisht gjashtëdhjetë e katër teknika për arte ose zeje të tilla, herë herë të quajtura bāhya-kalā ("artet e jashtme ose praktike"), duke përfshirë karpentierinë, arkitekturën, argjendarinë, nallbanërinë, aktrimin, kërcimin, muzikën, mjekësinë, poezinë etj.., përkrahë gjashtëdhjetë e katër abhyantara-kalā ose "arteve sekrete" që përfshijnë kryesisht "artet erotike" si puthjet, përqafimet, etj. (Monier-Williams s.v. śilpa). Ndërsa Shilpa dhe Vaastu shastrat janë të lidhura, Shilpa Shastrat kanë të bëjnë me artet dhe zejet si modelimi i statujave, ikonave, relieveve në gurë, pikturave, karpentierisë, poçarisë, argjendarisë, ngjyrosjes, tekstileve etj.[4][5] Vastu shastrat kanë të bëjnë me arkitekturën – ndërtimi i shtëpive, fortesave, tempujve, pallateve, planifikimin e fshatrave dhe qyteteve etj.
Silpa (शिल्प, Shilpa) i referohet çdo arti ose zeje në tekstet e lashta indiane, ndërsa Sastra do të thotë shkencë, dije. Së bashku, Shilpa Shastra do të thotë shkenca e arit dhe zejtarisë. Tekstet e lashta sanskrite përdorin termin (शिल्पिन्, Shilpin, artist ose artizan)[6] dhe Śilpini (शिल्पिनी, Shilpini, artiste ose artizane)[7] for artists and crafts person, while Śilpani refers to works of arts of man.[1] Kuptimi i Shilpas, sipas Stella Karmrisch është kompleks. Ajo shkruan se ajo konsiston në "artin, aftësinë, zejen, punimin, gjenialitetin, ritin dhe ritualin, formëm dhe krijimin”.[1][8] Gama e zejeve të përfshira nga termi Shilpa shtrihet në çdo aspekt të kulturës, duke përfshirë skulptorin, poçarin, parfumierin, karrondreqësin, piktorin, endësin, arkitektin, kërcimtarin, muzikantin, ushtruesit e arteve erotike etj. Tekstet e lashta indiane pohojnë se numri i arteve është i pakufizuar, ata përmendin gjashtëdhjetë e katër kala’’ (कला, teknika)[9] dhe tridhjetë e dy ‘‘vidya’’ (विद्या, fusha të diturisë).[1][10] Shilpa diskutohet te Agamat, Puranat dhe Vastu shastra ku është i lidhur me mitologjinë Vishvakarma.
Shilpa shastrat përfshijnë kapituj mbi pikturën, si miniaturën ashtu dhe atë të mirëfilltë.[11] Për shembull, Narad Shilpa shastra i kushton kapitujt 66 dhe 71 pikturës, ndërsa Saraswati Shilpa Shastra përshkruan tipet e ndryshme të chitras (pikturë e plotë), ardhachitra (skicimin), chitrabhasa (komunikimin nëpërmjet pikturës), varna samskara (përgatitjen e ngjyrave).[12] Shilpa Shastra të tjera mbi pikturën perfshijnë Vishnudharmottara Puranan dhe Citralaksanan, më e parë e disponueshme në sanskritisht ndërsa kanë vetëm kompje të mëvonshme të mbijetuara në gjuhën tibetiane (të dyja fillimisht të shkruara mbi trungje mështekne dhe janë përkthyer në anglisht dhe gjermanisht).[13] Këta traktate sanskrite diskutojnë aspektet e mëtejshme të një pikture: përmasat, proporcionet, perspektiva e shikuesit, mudra, emocionet dhe rasa (kuptimi). Një qasje e tillë e pikturave indiane, pohon Isabella Nardi, i bën Shilpa Shastrat jo vetëm burime tekstuale kanonike por edhe një mjet përçimi të diturisë dhe temave shpirtërore.[14][15]
Adhyaya (kapitulli) e parë e Shilpa Shastra Manasaras diskuton parimet përmasore të karpentierisë.[17] Versioni i shekullit të IX të tekstit Mayamata të Tamil Nadusë dhe versioni i shekullit të XVI të Silparatnas së Odishas e përshkruajnë taksakan dhe vardhakin si silpinë druri; taksaka zotëron diturinë e tipeve të drurit dhe praktikon artin e prerjes së drurit, ndërsa vardhaki zotëron njohurinë e formave të drurit dhe praktikon artin e karpentierisë.[18] Një nga permendjet më të hershme të arteve të karpentierisë është në librin 9, kapitulli 112 të Rig Vedas.[19] Karpentieria ishte gjithashtu një Shilpa Shastra thelbësore gjatë ndërtimit të një Tempulli hindu.[20]
Vedat, në veçanti Atharva veda dhe Sthapatya veda, përshkruajnë shumë lloje artesh dhe zejesh në diskutimin e tyre mbi Shilpa Shastran dhe Yantra Sarvasvan. Rig veda, pohon Ravi,[14] përmendjet e pajisjeve të përdorura në derdhjen e shkrirjes, si dhamatri (kupola), gharma aranmaya (kontenieri) dhe bhastri (gjyruku). Këto diskutime janë në kontekstin e bërjes së statujave të idhujve dhe përshkruajnë rregullat për të arritur talmanat (proporcionet), mudrat (gjestet) dhe bhavat (shprehjet) më të mira.[14][15] Tekste sanskrite si Shilparatna[21] dhe Manasara[22] përshkruajnë në detaje procesin dhe parimet e artit të punimit të metaleve, veçanërisht të aliazheve si pancha dhatu (pesë metalet - zinku, kallaji, bakri, argjendi dhe ari) dhe ashta dhatu (aliazhet e tetë metaleve – që i shtojnë hekurin, plumbin dhe mërkurin panch dhatus).[14] Madhuchista Vidhana (humbja e dyllit), procesi i derdhjes së metalit të shkrirë është procesi më i diskutuar i Shilpa shastrave të lashta mbi metalet.[14][23] Kirk sugjeron se këto Shastra u përhapën nga India në kulturat e tjera të lashta të Azisë.[24] Ndërsa ka dëshmi empirike të metalurgjisë me pastërti të lartë dhe punimeve artistike me metale të tjera, disa Shilpa shastra të lashta kanë humbur. Për shembull, Kolona e Hekurt e Delhit nga shekulli i IV ose V i e.s., që qëndron 7 metra e lartë, peshon 6 tonë dhe përmban hekur 99.72% pa ndonjë shenjë ndryshku, është dëshmi e gjendjes së artit të metalurgjisë në Indinë e shekullit të V.[14][16]
Të gjitha artet ishin të mundshme për të gjitha klasat, kastat dhe të dy gjinitë në Indinë e lashtë.[25] Tekstet e lashta të Parasharas, pohojnë se të gjitha zejet ishin të praktikuara nga çdokush pavarësisht zanatit të familjes.[1] ‘‘Jatakat’’ Budiste përmendin karpentierë brahminë, teksti i shekullit të IV ‘‘Baudhayana’’ përshkruan[26] ndërtues karrosh, karpentierë, tullabërës, poçarë dhe metalpunues nga njerëz të klasifikuar si Kshatriya, Vaishya dhe Shudra. ‘‘Suttavibhanga’’ përshkruan ndërtues dhe karrondreqës të lindur nga baba shudra dhe nënë brahmine, që nga tekstet e mëvonshme do të përshkruheshin si të paprekshëm.[1] Argjendarët e Maharashtras përfshinin fëmijë të lindur në familje barinjsh.
Shegertët bashkoheshin dhe trajnoheshin nën drejtimin e mjeshtrave. Më të mirët mereshin dhe njiheshin si anëtarë të punishteve të ndryshme artizanale ose artistike.[1] Trajnimi fillonte nga fëmijëria dhe përfshinte studime rreth dharmas, kulturës, leximit, shkrimit, matematikës, gjeometrisë, ngjyrave, veglave, ashtu si dhe sektretet e tregëtisë – këto quheshin Traditë.[1][27]
Shilpinët formonin Śreni (punishte artizanale) në Indinë e lashtë. Çdo punishte formonte ligjet dhe kodet e saj të sjelljes, mbretërit e lashtë hindu dhe budistë të Indisë e respektonin traditën. Në disa raste, mbreti vendoste ligjet e punishteve;[28] në disa raste, financieri i mbretit kishte fjalën e fundit dhe shërbente si gjykatës i punishteve të ndryshme në një mbretëri.[29] Këto punishte, në mijëvjeçarin e I të e.s., përfshinin të gjitha ato që praktikonin artit pavarësisht kastës ose bindjes së artistëve.[30] Të ardhurat e çdo punishteje vinin nga këstet e paguara nga anëtarët e rinj që i bashkoheshin punishtes, nga gjobat mbi ata që shkelnin kodin e sjelljes të vendosur nga punishtja dhe nga qiraja e veglave të përdorura për atë art. Punishtet kryenin gjithashtu bamirësi dhe bënin punime falas për tempujt dhe veprat e tjera shoqërore.[30] Gjatë festave dhe celebrimeve, çdo punishte do të kontribuonte me veprimtarinë dhe pavjonet me flamuj dhe emblema të saj.
Punës krijuese dhe artistëve u jepeshin atributet e një sakramenti në kulturën e lashtë indiane, pohon Stella Kramrisch.[27] Një artist shprehte shenjtërinë dhe spiritualitetin në artin e tij ose të saj. Ky besim vazhdon të shfaqen në Indinë moderne në formën e ritualeve, ku në një festë vjeshtore (Dashahra), artizanët në pjesë të ndryshme të Indisë adhuronin veglat e tyre me temjan, lule dhe oriz. Brhat Samhita në vargjet 57.10-11 përshkruan praktikën e karpentierëve të luteshin dhe të krërkonin falje për prerjen e një peme përpara prerjes së saj. Sëpata e përdorur për të prerë pemën do të fërkohej me mjalt dhe gjalp për të minimumizuar dhimbjet e pemës që konsiderohej si një qënie e gjallë. Artizanati shihej si aplikim i esencës së Purushas (parimet e përbotshme) në pjesët e natyrës ashtu si shndërrimi i saj në një punim artistik.[31][32]
Disa dorëshkrime të njohura të lidhura me Shilpa Shastrat përfshijnë:[33][34]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.