From Wikipedia, the free encyclopedia
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasoje e një problemi disko-artikular, pra si pasoje e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Shpesh shkak i kësaj patologjie behet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror).
Si te shërohemi sa me shpejt dhe te ulim rrezikun e përsëritjes se kësaj sëmundje ?
Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste te tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t'ju propozoje kortizonike dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bere ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo sëmundje nuk duhet dramatizuar : shiatiku është shenje e dobësisë se pakthyeshme te organizmit. Kirurgjia nuk këshillohet veçse në raste te rralla. Përsëritja e shiatikut nuk do te thotë se është sistematike. Nuk duhen ndaluar veprimtaritë : kjo do te ishte e dobishme për uljen e dhimbjeve, e njëkohësisht dhe për moralin tuaj.
Kujdes : sapo dhimbja te lehtësohet, filloni menjëherë te lëvizni !
Përveç trajtimit te mjekut, nuk duhen harruar dhe masazhet, pasi në shumicën e rasteve, masazhet i lehtësojnë dhimbjet. Behet fjale për seanca te shkurtra nga gjysme ore gjate dy javëve. Në Shqipëri, për masazhe te tilla përdorën dhe pomada te krijuara në mënyre popullore siç është dhe përzierja e 100 g jodio, 30 g vajguri, 4 luge gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirine dhe rozmarine, pomade e cila mund te përdoret gjate 10 ditëve. Por krahas masazhit janë dhe cajrat e ndryshme bimore duke i pire gjate 1 muaji. Me te përdorshmet janë gjethet e shtogut, te hithrës, te mështeknës, koret e shelgut, lulet e blirit dhe madje edhe kallinjtë e bredhit te bardhe.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.