politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Shefqet bej Dajiu (Elbasani, 1882 - 1946) ka qenë avokat, sekretar i Kuvendit Kombëtar që shkroi në osmanisht Aktin e Pavarësisë dhe një nga nënshkruesit e saj.
Shefqet Dajiu lindi në Elbasan më 1882 ku edhe kreu mësimet e para në idadijen e vendlindjes. Më pas në vitin 1905 ai vazhdon studimet në Stamboll për Drejtësi. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet prefekt në Skrapar dhe Pogradec. Ai vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë. Përshendeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut.
Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet ne shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit,[1] sekretar i Kuvendit që shkroi në osmanisht Shpalljen,[2] të cilën e nënshkroi dokumentin e pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”.[3] Nga viti 1914-1920 punon avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 boton një “ Abetare” në gjuhën shqipe. Ndërsa në vitet `20 ishte deputet në Parlament.
Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull.
Më 17 dhjetor 1945, me vendim nr. 451, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës së Elbasanit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të lujtëshme dhe të palujtëshme. U vra në vitin 1946.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.