From Wikipedia, the free encyclopedia
Shefik Shkodra i lindur më 1948 në Desivojcë të Dardanë së Kosovës, është shkrimtar shqiptar.
Shefik Shkodra lindi në vitin 1948 në Desivojcë të Kamenicës (Dardanë) së Kosovës, është shkrimtar shqiptar. Kreu Fakultetin Filologjik - Gjuhë dhe letërsi Frënge në Prishtinë. Është profesor i Gjuhës Frënge. Me botimin e vjershave ka filluar si nxënës i shkollës së mesme, që nga vitet e shtatëdhjeta e deri më sot. Poezitë e tij kanë zënë vend në disa përmbledhje me bashkautorë. Ka botuar studimin monografik Albania e Konicës - Pergamenë shqiptare, Rilindja Prishtinë, 1995. "Rrëfejza satirike Demoniane", Gjilan, 2001. Po ashtu ka shkruar një mori artikujsh për libra, si dhe për artet pamore në të përditshmen Rilindja në Kosovë. Ka botuar edhe në revistat tjera si Jeta e re, Zëri i rinisë, Flaka e Vëllazërimit etj. Dhe, përmbledhja e fundit me poezi: "Shtjella", 2006 - botoi “Era” Prishtinë, profesor i Gjuhës dhe letërsisë Frënge në SHMM, ku jeton e krijon në Gjilan.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.