From Wikipedia, the free encyclopedia
Savana është zonë e rrafshtë ose pak e valëzuar, që shtrihet në brezin tropikal, në veri dhe në jug të pyjeve tropikale. Në savanë kryesisht dominojnë bimët barishtore të familjeve të ndryshme. Bari zakonisht shkon deri ne 2 ore 3 metra por edhe më shumë.Savana karakterizohet për dy stinë: verë të nxehtë e të lagësht dhe dimër te nxehtë e të thatë. Pra lagështirat ne verë bëjnë te mundur rritjen e barit ne shum metra por ka qe bari dhe humbet dhe nuk duket më. Ka pak rrjedha lumore. Botën bimore e përfaqësojnë barishtat e larta gjatë stinës së lagësht, dhe drunjtë e rrallë.Drurë tipikë të Savanës janë : baobabi , eukalipti dhe akaciet.Nga bota shtazore e savanës mund të përmendim kafshët barngrënëse si : antilopat , zebrat , gjirafat , elefanti. Kafshët mishngrëse si : luani , tigri i zi , leopardi etj. Në savanë ka dhe kafshë të veçanta si : kanguri dhe struci. Savanet shtrihen në Afrikë, në Amerikën Jugore, në Azi dhe në Australi.
Fjala "Savana" rrjedh nga fjala spanjolle "sabana", që në gjuhën shqipe do të thotë rrafsh i gjerë apo rrafsh me barëra. Savanet janë Ekosisteme, të cilat karakterizohen me kaçube, lisa të vetmuar dhe para së gjithave me barishta tropike. Këto ekosisteme shtrihen në të dy anët e ekuatorit dhe kufizohen me pyjet e lagështa tropikale në njërën anë dhe shkretëtirat subtropikale në anën tjetër. Savanet mbulojnë rreth 15% të sipërfaqes kontinentale të tokës.
Varësisht nga sasia e reshjeve gjatë vitit dhe lloji i përhapur i vegjetacionit, savanet mund të t'i ndajmë ne tri lloje apo tipe të veçanta: savane të lagështa , savane të thata dhe savane me therra apo kaçube Pranë pyjeve tropike shtrihet savanet e lagështa, ndërsa në drejtim të poleve vijojnë savanet e thata dhe ato me ferra.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.