Nana Mbretneshë Sadije[1][2] ose Nana Mbretneshë e Shqiptarëve[3] e lindur Sadije hanëm Toptani (Tirana, 28 gusht 1876 - Durrës, 25 nëntor 1934) ka qenë Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve nga shtatori 1928 deri me vdekjen e saj më 1934. Ishte e ëma e Mbretit Zog I.

Fakte të shpejta U lind në, Vdiq ...
Nana Mbretneshë e Shqiptarëve Sadije
Thumb
U lind në28 gusht 1876
Vdiq24 nëntor 1934
KombësiaShqiptar
Mbylle

Biografia

Lindi në Tiranë më 28 gusht 1876,[4] e bija e Emin bej Toptanit, pjesëtare e degëzimit të Toptanëve të Pishës të familjes feudale me ndikim në Shqipërinë e Mesme.[1][4][5]

Më 1891 u martua me Xhemal pashë Zogollin dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogolli, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895.[4] Pas vdekjes së të shoqit, ajo u bë zonjë konaku, administratore e pronave si dhe edukatore e fëmijëve. Mirëpriti dhe ndihmoi nevojtarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Nën kujdesin e saj u themelua më 1928 shoqëria "Gruaja shqiptare" ku kryetare ishte e bija, Princeshë Sanija. Nana Mbretneshë ndihmoi çdo nismë e veprimtari të kësaj shoqërie, moralisht e financiarisht, duke u bërë nismëtare për përparimin e gruas shqiptare jo vetëm në realitetin e kohës.[1]

Gjatë mandatit të birit të saj si president dhe gjatë kohës që ishte mbret, ajo pati një ndikim të madh mbi të.[6]

Ndërroi jetë në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, (në jug të Pallatit Mbretëror).

Mauzoleumi

Me porosi të Mbretit Zog, arkitekti Qemal Butka, i frymëzuar nga motivet e arkitekturës islame, por me një konceptim modern, ndërtoi një varr-mauzoleum skulpturor, dyert e të cilit u hapën më 30 dhjetor 1935.

Më 17 nëntor 1944 mauzoleumi u prish nga komunistët.[1]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.