Rrezatimi elektromagnetik
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rrezatimi elektromagnetik (shpesh i shkurtuar si rrezatimi EM ) është një fenomen që merr formën e valëve vetë-propaguese në boshllëk ose në një mjedis lëndor. Ai përbëhet nga komponentë të fushës elektrike dhe fushës magnetike, të cilat oshilojnë në fazën pingul me njera-tjetrën si dhe pingul me drejtimin propagimit të energjisë së valës.
Rrezatimi elektromagnetik është i klasifikuar në disa lloje sipas frekuencës së valës së tij, këto lloje janë (në mënyrë të rritjes së frekuencave dhe zvogëlimit të gjatësisë së valës): Radiovalët, mikrovalë , rrezatimit infra të kuqe, drita e dukshme, rrezatimi ultravjollcë, Rrezet-X dhe rrezet gama . Një interval i vogël dhe ndopak e ndryshueshme e frekuencave ndjehet nga syri si dhe nga organizma të ndryshëm, kjo është ajo që quhet spektri i dukshëm. Fotoni është kuanti i bashkëveprimit elektromagnetik dhe "njësi" themelore e dritës dhe të gjitha formave të tjera të rrezatimit elektromagnetik si dhe është gjithashtu mbartësi i forcës për forcën elektromagnetike.
Rrezatimi elektromagnetik mbart energji dhe vrull (impuls) (që mund ti kalohen lëndës me të cilën ai bashkëvepron.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.