Rrethimi i Shkodrës është një libër i shkruar nga prifti dhe historiani shkodran Marin Barleti, mbi rrethimin osman të Shkodrës më 1478, prirë personalisht nga Mehmeti II dhe për qëndresën e përbashkët venedikase e arbërore. Libri gjithashtu trajton rrethimin e 1474. U botua për herë të parë në Venecia më 1504 në latinisht, me titullin De obsidione Scodrensi. Barleti ka qenë dëshmitar okular i ngjarjeve.

Përmbajtja

Shënimi hyrës

Libri nis me një shënim hyrës për dozhën e Venedikut, Leonard Loredanin, ku Barleti i shpjegon arsyet se pse e shkruajti librin. Më tej libri organizohet në tre kapituj të quajtur "libra".

Libri i parë

Libri i parë dhe më i shkurtëri shtjellon mbrapavijën historike të turqve, sulltanëve Osmanë dhe qytetit të Shkodrës.

Libri i dytë

Libri i dytë dhe më i vëllimshmi trajton përpjekjet e dështuara të sulltan Mehmetit për ta pushtuar Shkodrën më 1474 dhe vijon me një kronikë të imtësishme të rrethimit të dytë më 1478.

Referimet

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.