futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Rrahman Hallaçi (lindur më 12 nëntor 1983) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht ndihmës trajner i klubit shqiptar Kukësi.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Rrahman Hallaçi | ||
Datëlindja | 12 nëntor 1983 | ||
Vendlindja | Kukës, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Kukësi (ndihmës) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1997 | Kukësi | ||
1997–2000 | Shkëndija | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2008 | Partizani | 180 | (6) |
2009 | Elbasani | 15 | (0) |
2009–2010 | Vllaznia | 13 | (0) |
2010 | Partizani | 11 | (0) |
2010–2011 | Tirana | 4 | (0) |
2011–2012 | Kamza | 25 | (0) |
2012–2017 | Kukësi | 162 | (0) |
Gjithsej | 410 | (6) | |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2002–2004 | Shqipëria U21 | 8 | (0) |
2008 | Shqipëria | 0 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2018– | Kukësi (ndihmës) | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 17 December 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 July 2015 |
Hallaçi filloi karrierën e tij si profesionist me klubin kryeqytetas Partizani në vitin 2002. Ai fitoi trofeun e parë në karrierë më 19 maj 2004, Kupën e Shqipërisë, ku në finale ekipi mposhti Tiranën me rezultatin 2–0; ishte suksesi i 15të i Partizanit në kupë, një rekord.[1] Trofeu i tij i dytë erdhi po në atë vit, ku Partizani sërisht mposhti Tiranën për të Superkupën e Shqipërisë.[1]
Ai u largua nga klubi pas tetë vitesh në vitin 2008 pas marrëdhënjeve negative me presidentin Albert Xhani, kjo për shkak të rrogave të padhëna.[2]
Më 9 janar 2009, Hallaçi u transferua te klubi tjetër elitar Elbasani në një marrëveshje deri në fund të sezonit.[3] Ai zhvilloi 15 ndeshje në kampionat dhe dy në kupë, duke koleksionuar 17 ndeshje gjithsej; Elbasani ra në Kategorinë e Parë si dhe u eliminua në çerek-finalen e kupës.[4][5]
Hallaçi arriti kushtet personale dhe firmosi për Vllazninë më 25 qershor 2009 si lojtar i lirë.[6] Në Shkodër ai gjeti trajnerin e tij te Partizani, Hasan Lika, i cili kërkoi transferimin e lojtarit.[7] Atij iu dha fanella me numrin 17 dhe u përfshi në ekipin për turet eliminatore të UEFA Ligës së Evropës.[8]
Hallaçi debutoi zyrtarisht për klubin më 2 korrik në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të kompeticionit ndaj Sligo Rovers; ai kontriboi në fitoren 2–1 në The Showgrounds.[9] Ai gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e kthimit ku Vllaznia vulosi kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues pas një barazimi 1–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[10]
Hallaçi luajti në të dyja ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, ku Vllaznia u eliminua me rezultatin e përgjithshëm dërrmues 0–8 nga austriakët e Rapid Wien.[11][12] Ai e përfundoi fushatën e tij evropiane me 4 ndeshje.[13]
Më 20 janar 2010, Hallaçi u rikthye te klubi i tij i parë Partizani, tashmë në Kategorinë e Parë, duke firmosur deri në fund të sezonit.[14] Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009–10, Hallaçi luajti 15 ndeshje në kampionat, të cilën Partizani e mbylli në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për të arritur play-off e ngjitjes për vetëm tre pikë.[15]
Në verën e vitit 2010, Hallaçi firmosi me Tiranën për sezonin 2010–11, ku zhvilloi vetëm katër paraqitje në pjesën e parë të sezonit.[16]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.