politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Ramadan Çitaku (Mitrovica, 1914 - 1990) ishte nëpunës i punëve botore deri në 1942 në Tiranë dhe Elbasan, politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore. Çitaku përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Më 20 nëntor 1941 në shtëpinë e Hasan Bajraktarit u bë mbledhja për krijimin e komitetit qarkor të Elbasanit, ku i deleguar ishte Çitaku.[2] Ishte nëpunës i punëve botore deri në vitin 1942 në Tiranë dhe Elbasan.[3]
Në Orenjë, më 15 gusht 1942, me vendim të komitetit qarkor të përkohshëm të Elbasanit, u krijua çeta e Çermenikës me 15 partizanë me komandant Kadri Hoxhën dhe komisar Ramadan Çitakun.[3] Marsin e 1943 i caktohet detyra e organizimit të Konferencës së Labinotit.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.