From Wikipedia, the free encyclopedia
Dokumentacioni në literaturën shqipe dhe atë botërore për historinë e territorit të Kosovës është i mangët dhe i paktë. E vërtet që në kohët e fundit në literaturën botërore janë paraqitur punime të shumta propagandistike. Kjo dukuri ka marr hovë edhe më të madhe pas ngjarjeve të quajtura "trazirat e Marsit" gjatë të cilave ka ndodhur dëmtimi i disa objekteve fetare. Por siç është puna e propagandës ajo duhet bazuar në diçka. Kjo propagandë me moto shqiptarët i kthyen kishat në Xhami i sjell shkencës edhe potenciale të reja. Kështu dukuria e kthimit të monumenteve fetare nga një fe në tjetrën për shkencën është e njohur por problemi i historisë së Kosovës deri më tani ka qenë mëshefja e dokumentacionit, dokumentacion që tani nga propaganda është duke u përdorur. Kompromisi i kosovarëve me Kishën Serbe në moton "Populli paqen, Kisha sekretin" në fakt e dëmton shkencën.
Si do që të jetë shkencës i mbetet të filtrojnë propagandën derisa të vijë qetësimi i shpirtrave dhe të arkeologët të hynë në "zonat e kompromisit". Kusht i fitores së shkencës në këtë rast është durimi si dhe civilizimi apo saktësisht demilitarizimi i Kishës Serbe.
Në faqen e internetit të kishës ortodokse serbe kosovo.net/shrines.html është paraqitur një listë e monumenteve fetare krishtere nga shek XIII - XX në Kosovë e bazuar në punimet e Milan Ivanoviqit. Edhe pse kjo listë politike e krijuar nga "gjurmuesi" Dragan Jovanoviq në Prizren-Beograd 1987 d.m.th në valën e propagandës serbe për të arsyetuar okupimin e Kosovës, jep disa shënime të cilat lënë të kuptohet për ekzistencën e dokumenteve që e bëjnë më transparente historinë e Dardanisë në territorin e Kosovës.
Për të shpjeguar fenomenin e ekzistimit të Kishave Ortodokse për nga numri më shumë në një vend të banuar me popullsi myslimane siç është Kosova se në një vend me popullsi ortodokse siç është Rashka, Toplica e pjesë të tjera të Serbisë na ndihmon më së miri shpjegimet e dhëna nga Mark Krasniqi kur thotë se: kishat ortodokse mesjetare që sot gjenden në Kosovë, të ndërtuara në kohën e Bizantit, kur serbet ende nuk kishin filluar të depërtojnë në këto anë, nga aspekti fetar janë sa të serbëve, aq edhe të shqiptarëve. Madje, ato i kanë ruajtur dhe mbrojtur shqiptarët gjatë shekujve. Bile, ka ekzistuar edhe institucioni i posaçëm zyrtar si vojvodë të kishave, i pranuar si i tillë nga autoritetet osmane dhe kishtare serbe. Sikur të mos t’i kishin ruajtur këto kisha shqiptarët gjatë sundimit osman në Ballkan, sot nuk do të dihej as ku i kanë pasur themelet e tyre. Vetëm në saje të tolerancës, bujarisë, kujdesit e respektit ndaj objekteve sakrale, që është traditë shekullore e shqiptarëve, sot janë në këmbë këto monumente të kulturës mesjetare në Kosovë.[1] Këto shpjegime hynë në fuqi kur citohet miku i serbëve, historiani Konstantin Jireçek i cili e vërteton shpjegimin e Mark Krasniqit me : Në realitet serbët vetëm kanë bërë ndonjë meremetim të vogël në shek. XIV, ose ndonjë shtesë para derës kryesore të tyre (priprata), (është fjala për Graçanicën)
Është interesante se meodat e shëndrimit të Kishave katolike në Kisha Ortodokse e më vonë të titulluara edhe si Kisha ortodokse serbe hasim edhe në pjesë tjera të Dalmacisë nga osmanët, austriakët dhe venecian të njohur si Shqipërisa Venetiane [2]. Kjo dukuri ka ndodhur deri në ditët tona. Këtë pohim e ilustrojnë më së mirë vetë fjalët përhapësit të gjuhës serbe në territoret e Ballkanit Vuk Ste. Karagjiqi i cili shkruan se si banorët e ritit grek të Kotorrit vijen deri tek marrja përsipër e Kishës së vjetër.[2]
Kishat ortodokse mesjetare që gjendën sot në Kosovë (Graçanica afër Prishtinës, Levishk në Prizren, Patrikana në Pejë, dhe kisha e Deviqit në Drenicë), janë ndërtuar para ardhjes së sllavëve në këto treva, kurse më vonë, kishën e Deçanit e ka projektuar dhe e ka mbikëqyrur zbatimin e projektit prifti katolik shqiptar fra Vita Kuçi nga Kotorri. Këtë e sqaron mirë edhe shkencëtari serb, Pero Slijepçeviq, i cili ka botuar më 1934 në një revistë shkencore studimin e tij mbi manastiret (kishat) e vjetër ortodoksë, ku thotë se këto kisha nuk janë vepër e atyre sundimtarëve serbë, emrin e të cilëve e kanë ato, sepse në atë kohë ‘’Serbët nuk kanë pasur kurrfarë tradite të vetën në ndërtimtari, as në pikturim. Nemanjiqët kanë ndërtuar (financuar) edhe larg kufijve të shtetit serb, me qëllim të afirmimit të dinastisë së tyre. Monumentët shpirtërorë të tyre, janë para së gjithash përmendore dhe gurë kufitarë të fitoreve. Manastirë të tillë kanë financuar edhe në Jerusalem, në Stambol, në Greqi’’ etj.[3].
Monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha apo manastire ortodokse serbe, në shumicën e rasteve janë ndërtuar, rindërtuar, apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine’’.[4]
Kur car Dushani filloi rindërtimin e kishës së Deçanit, ai u detyrua të mbante një njësi ushtarake për vendasit (shqiptarë katolikë), sepse ata nuk lejonin që mjeshtrit të punonin në faltoren e tyre’’. Raste të tilla ka shumë, madje edhe kisha e sotme e Shna Prendës në Prizren, (Levishka), është ndërtuar mbi themelet e bazilikës së vjetër.[5].
Sipas kësaj liste në vendet e paraqitura më poshtë gjenden objekte të ndryshme fetare. Shënimet për emërtimet në mesjetë janë nga perspektiva e propagandës serbe të vitit 2007.
Ajkobila (E njohur në mesjetë si Prozdrikobila afër Prishtinës)
Ajnovcë (E njohur në mesjetë si Hainovci, Komuna e Dardanës):
Alagina Rijeka (Pejë)
Ariljaca (E njohur në mesjetë si Arhidijaca, Prishtinë)
Babaloç (E njohur në mesjetë si: Babe, Deçan)
Babljak (Ferizaj)
Baçka (Dragash)
Badovcë (Prishtinë)
Bajçinë (E njohur në mesjetë si: Bajcino, Podujevë)
Bajgorë (E njohur edhe si Bela Gora, Mitrovicë)
Baks (Skenderaj)
Balabanë (Prishtinë)
Balançe (Vushtrri)
Banov Do (E njohur në mesjetë si: Banje Polje, Mitrovicë)
Banjë (Mitrovicë)
Banjë, Banjë Rudnika (Skenderaj)
Banjicë (Gllogovc)
Banjicë (Lipjan)
Banjskë (Mitrovicë)
Banjskë (Vushtrri)
Barainë (E njohur në mesjetë si: Barajino apo Borajno, Komuna e Podujevës)
Baranë (E njohur në mesjetë si: Barani, Komuna e Pejës)
Bardhoshan (Serb. Bardosan) , Gjakovë
Bare (Leposaviq).
Barilevë (Prishtinë)
Bataire (E njohur në mesjetë si: Batahire, Mitrovicë)
Batushë (Gjakovë)
Lugun e Begollve (Serb. Begov Lukavac, Istog)
Beguncë (Viti)
Bela Cërka (Rahovec)
Belajë (Deçan)
Belasica Vrhlab Podujevë
Belica, Istog
Belinçe, Ferizaj
Belo Brdo, (E njohur në mesjetë si: Belogradicë, Kaçanik)
Belo Polje, Istog
Belo Polje, Pejë - Regjistrimet flasin për dy priftërinë dhe një murgë më 1456
Belo Polje, Podujev
Beluçe, (E njohur në mesjetë si: Bencuj në Vuçitërnë tani pjesë e Leposaviqit)
Berevce, Ferizaj 1. Kisha e Shën Paraskevit me kumbon (regjistruar nga 1353) 2. Gërmadhat e kishës së Shën Dhimitrit në pjesën e quajtur Crkvica Berivojcë, Kriva Reka afër Novo Bërdës
Bërkovac apo Bërkovica nuk është lokalizuar (regjistruar në shek. XV diku në nahinë e Lapit) Bërkovo, Klinë
Besinje, Prishtinë
Binaç, Viti
Bishtazhin (E njohur në mesjetë si: Bisazina, Gjakovë)
Bistrica, Leposaviq
Bistrica e Shalës, Leposaviq
Bivoljak, Vuçitërnë
Blagajë, Pejë
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.