fshat në Maqedoni From Wikipedia, the free encyclopedia
Fshati Poroj gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ai nga veriu kufizohet me Xhepcishtin, në perendim me Xhermen, në jug me qytetin e Tetoves. Poroj me sipërfaqe prej 25 km² shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me Malin Sharr, me një lartësi mbidetare prej 460–500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11,6 °C. Në Poroj jetojnë afër 3000 banorë, nga të cilët 100 % shqiptarë.
Në rrafshin e Çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë gjatë historisë që porojasit nuk lejuan të asimilohen e asesi të lejojnë spstrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, osmanlinjtë, bullgarët, srbisë së shekullit të kaluar e deri më 2001, por sunduesit lanë eshtrat në këto treve e veÇmas ne Porojin legjendar, prandaj lavdia, krenaria, trimëria është porosi e shenjtë e të parëve që porojasit e dëshmuan se si mbrohet atdheu, gjuha e flamuri ynë kombëtar. Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Porojit gjithmonë kanë qenë të organizuar në forma të ndryshme duke bërë rezistencë vetëmbrojtëse që dëshmojnë njerëz me namë si bylikbashë, Çaush, imamë etj, ku përmendin Haxhi Osman Ali Efendiu, Nuredin Bylikbashi-MIXHA NURë, Halit Aga Kamberi Bylikbashi, Aliman Iljaz Çaushi, Sadik Kurtish Çaushi, Neim Selman Çaushi, Hasip Ahmet Çaushi, Qamil Nuhi Çaushi, Halit Bajram Çaushi, Maksut Abaz Çaushi e shumë të tjerë. Si dhe në të gjitha luftërat tek ne në Maqedoni, Kosovë (që simbol është luftëtari i Koshares 1999 që sot ka përmendoren në qendër të fshatit Mujdin Aliu), e Shqipëri që kanë pasur me dhjetëra trima e në veçanti në luftën e vitit 2001 ku me qindra ishin luftëtarë me komandant Rexhep Dauti-LEKA, edhe pse ka 12 viktima civile të vrarë nga granatimet e ushtrisë e policisë maqedonase dhe tre dëshmorë të UÇK-së Nexhbedin Sulejmani, Selman Nuhiu dhe Dashmir Mustafai. Në kujtesën kolektive jetojnë të gjalla rrëfimet prej luftës së kryengritjes së Dërvish Cara 1843, kryengritja e Manastirit, më 1912 me komandant Halim Pashë Tetovën që me mbi 4000 ushtarë Çliruan Shkupin. Më 1913 në Frontin e Dervenit kanë luftuar kundër ushtrisë serbe ku prej 6000 ushtarëve ka pasur shumë nga Poroji, më 1915 në kryengritjen e Pellgut (Pollogut) e cila zgjati dy muaj, në luftën kundër ushtrisë bullgare ku me mburrje e përkujtojnë Rexhë Bajramin i njohur si axha Rexhë si dhe femrën shqiptare nga Poroji Fatime Haziri-Zendeli. Në Luftën e Dytë Botërore, kur bullgarët deshtën ta pushtojnë qytetin e Tetovës, tetovarët e udhëhequr nga tribuni popullor Abaz Efendiu, i mposhtën armiqtë ku përmenden trimat e Porojit si; Havuz Neshati, Havzi Sulejmani, Mexhit Sulejmani, Berzat Jonuzi, Sheip Mehmeti, Taip Ibrahimi, Osman Dauti, Ramiz Aliu e shumë të tjerë, po ashtu edhe me serbët apo siç u thonë në Poroj KëSULëÇAMIT i kanë thyer si e kanë zakon, por u janë mirënjohës malësorëve të Gjermës tek të cilët gjatë shekujve gjithmonë kanë gjetur strehimin për fëmijët, gratë e pleqtë që është një karakteristikë e pashoqtë në trevën e Pollogut e më gjerë. Porojasit kundërshtuan dhe e luftuan me armë në dorë komunizmin serbomaqedonosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore siç përmnden edhe sot si; Havuz Neshati që më pas u dënua me 18 vjet burg, Xhabir Bexheti i dënuar, Osman Fetahu i dënuar, Veli Veliu, faik Sulejmani, Shuki Hiseni, Mustafë Asllani etj. Banorët e Porojit dhe XhepÇishtit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në Çdo Çast kur e lyp interesi i kombit e atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore, luftë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepÇishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shqiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj u emëruan njerëzit nga Poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe sekretar Rufat Beadini, gjithashtu dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë.
Ky fshat përbëhet prej tri lagjeve ajo Muhalla e Epërme, Muhalla e Poshtme dhe Muhalla e Teqes si dhe të 11 vëllezërive apo llagapet si; Ngumperet, Xhivget e Llatejnët, Ajvazet, Kurtet, Sinanet, Çerliet, Kukalet, ZoÇt, Mikelet (mikeli emër i krishterë që nuk haset te ortodoksët), ManÇet dhe Nurket etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; SHULLANI, Ledina e Shullanit, Udha e Kishës(që qendet pranë Zabelit të madh kishë e të parëve sipas dëshmive Kisha e Shën Nikollës), Udha e mullejve, Mullejni i Dukës( mulliri i Dukës që ende ka gjurmë), Udha e Xhermës, Udha e rudinave, Udha e shkrepit, Udha e kumllës, Udha e drunit të madh, Udha e Demer Agës, Udha e Ratajës, Udha e ngusht, Gjurët e bardhë, Gjurët e aroushës, Gjurët e avllit, Gjurët e ngusht, Gjurët e hutve, Gjurishtja, Te livadhet, Gjuri i zi, Rrafsha e poshtme, Rrafsha e epërme, Ara e Endit, Ara e Jonuzit, Ara e kuÇe, Te shkrepi, Prroji i dhelpnës, Te varet uji, Zabeli i madh, Te ftofsena, Shpella e kaÇakve. Kshtejat, e sharrës, Te krepatishta, Lugji i shllejshët, Te blijt, Te mexhet, Te letheja, Hurdha e madhe, Te ledinat, Zabeli i Teqes, Te buÇket, LagaÇet, Te ÇamÇakat, Stërmolli, Çeshmja e Ametit, Te vakafi, Te hamamxhiki, Çeshmja e Seferit, Çeshmja e mënit, Çeshmja temsejës, Te biliktashi, Te drunaveci, Te hajmalia, Te tabashnejca, Përmendorja e Mujdin Aliut, Udha e shkollës, Te xhameja, Shpeja Muze e Universitetit, Sheshi i Univarsitetit, Te shkolla, Te ambullanta, Te teqja, Mullejni i vjetër e shumë e shumë të tjera.
Ky lokalitet përmendet në historiografi daton që nga mesjeta e saktësisht në vitin 1348 ( shih më detajisht nga autori A. Urosheviз Sharplaninska zhupa sinini”Skopje, saktësisht në faqen 173 përmendet fshati Poroj me po të njëjtin emër), pra HIDROLEKSEMA SHQIPE- PëRR/UA, -OI m.sh.-ENJ,-ENJTë, Rrjedhë uji më e vogël se lumi, që zbret nga malet dhe që derdhet në një lumë a në një liqen; shtrati i kësaj rrjedhe. Përrua i rrëmbyer, Përrua i thatë, PëRRUA që ka ujë zakonisht vetëm kur bie shi, Shtrati i përroit etj, Poroj-poroj-përroj-përro,i-përrue, ku kemi të bëjmë me një asimilim regresiv vokalik o-o~ë-o, jotizim të nyjës së parme –i në j dhe me digtongim të togut zanor ue në o/, ndërsa në historiografinë e perandorisë osmane heset në vitin 1455 me 70 shtëpi, 5 të martuar, 3 vejushe dhe me një pasuri prej 9925 akзë, / Dr. Hazim Shabanovic “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartëpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/ Ndërsa në defterin nr.4 të osmanlive të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 110 familjeje. Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentat e shekullit XV- si KOLA, b. ARBANASIT- fsh. Poroj TD 354- viti 1467/68, pra ARBANAS/ARBASH dhe ARNAUT si emër etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periodë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme ANTROPONOMIKE, PATRINOMIKE, ETNONIMIKE dhe TOPONOMIKE, pra hasen një mori emrash personalë në bashkëvajtje me emra kryefamiljarësh, te të cilët përmbahet termi etnik ARBANAS si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat (shih në dëshmitë e regjistrimit të popullsisë “TAPU TAHRIR DEFTER NR. 4, 1467-1468”-1971-SKOPJE). Sipas të dhënave historiografike për historinë e teqeve të anës së Tetovës, përmendet teqeja që daton nga viti 1548 që themelues i saj është Javer Baba që njihet edhe si Teqeja e Porojit gjurmët e së cilës gjenden edhe sot e tërë ditën në anën perëndimore të këtij fshati në kufi me Lagjen Drenoc apo DRUNAVEC.
Poroj është vendi i lindjes e shumë qytetarëve që punojnë nëpër vende të ndryshme në Evropën perëndimore.
Daniel Adam Beadini, presidenti i New International Party, lindi këtu dhe shtëpia e tij u përdor si spitali kryesor gjatë Luftës e vitit 2001 në Maqedoni. Komandantit të UÇK-së Rahim Beqiri gjithashtu iu dha kujdes mjekësor këtu. Ai vdiq pak më vonë në Kosovë për shkak të plagosjës të rëndë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.