lloj i bimëve From Wikipedia, the free encyclopedia
Pjeshka (lat. Prunus persica), është një pemë që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Kjo lloj peme ka shumë nënlloje që njihen kryesisht me emrin pjeshkë apo nektarinë (lëvorja e frutit pa push) po ashtu edhe frutat përkatëse.
Pjeshka
|
Ka qindra kultivarë të ndryshëm të pjeshkës. Një nga ndarjet që mund të bëhet midis këtyre kultivarëve është ai midis atyre që kanë farën të ndarë nga tuli i frutit dhe atyre që e kanë farën të lidhur me frutin.
Varieteti P. persica var. nucipersica (ose var. nectarina) që njihet me emrin nektarina është me lëkurën e frutit pa push. Edhe pse varietete të të njëjtit lojj, nektarina dhe pjeshka në tregëtim trajtohen si të veçanta.
Nryshimi në lëkurën e frutit krijohet nga një ndryshim i vetëm gjenetik tek varianti nursicpersica.
Është një kombinim midis nënllojit pa push dhe atij me push.
Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.
Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.pjeshka Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.