From Wikipedia, the free encyclopedia
Pasuria e Kombeve është vepër e Adam Smith-it, e cila mund të konsiderohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik. Me këtë vepër Smithi u rrek të ravijëzojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore.
Ky 3 Mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(3 Mars 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Për librin e tij Smithi përdori dorëshkrimet e leksioneve të mbajtura në universitetin e Glasgow-t dhe njohuritë (e tërthorta)të jetës ekonomike të Londrës dhe të Glasgow-t të asaj kohe. Cështja kryesore është se si arrijnë individi dhe shoqëria të sigurojnë nevojat, por edhe tepricat për të jetuar.
Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë, dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit: këmbimi lejon lojën e përbashkët të kërkesës dhe ofertës. Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.
Vepra “Pasuria e Kombeve” ndahet në pesë pjesë (libra), secila syresh përmban një sërë kapitujsh që trajtojnë tema të ndryshme, por të lidhura midis tyre. Vetë Smithi e përvijon përmbajtjen e pesë librave si më poshtë:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.