From Wikipedia, the free encyclopedia
Parasokratikët ose Filozofia parasokratike është term i përdorur për të treguar mendimin filozofik i cili është zhvilluar në filozofinë e lashtë greke para Sokratit, si dhe ato të cilat zhvillohen në kohën moderne, por duke u bazuar në opinionet dhe konkluzionet të cilat datojnë para hyrjes së Sokratit në skenën historike. Hulumtimi dhe studimi i kësaj problematike është i vështirë sepse mungojnë argumentet e ofruara nga filozofë të ndryshëm parasokratikë si dëshmi për pikëpamjet e tyre, e gjithashtu sepse veprat e tyre origjinale, shumë prej të cilave nuk janë ruajtur, por janë të disponueshme vetëm në formë të fragmenteve dhe citateve (citimeve) nga filozofët dhe historianët e mëvonshëm. Me paraqitjen e parasokratikëve dhe filozofisë parasokratikë, zë fill edhe filozofia greke dhe evropiane në kuptimin e vërtetë të fjalës sepse ishin ata të cilët hedhën poshtë spekulimet dhe interpretimet e mëparshme të realitetit dhe filluan kërkimet për shpjegime më racionale. Filozofët më të njohur parasokratikë janë: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Pitagora, Herakliti, Ksenofoni, Parmenidi, Anaksagora, Empedokli, Protagora, Prodiku, Antifoni, Gorgia, Leukipi dhe Demokriti.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.