From Wikipedia, the free encyclopedia
Papa Kalisti III (i lindur si Alfons de Borja apo Alfonso de Borgia y Cabanilles l. 31 dhjetor 1378, Xàtiva - v. 6 gusht 1458, Roma) ishte papa i 209 i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 8 prill 1455 dhe deri më 6 gusht 1458. Paraardhës i tij ishte papa Nikolla V, ndërsa pasardhësi Papa Piu II. Ai është papa i fundit që mori emrin “Callixtus” pas zgjedhjes së tij.[2]
Papa Kalisti III | |
---|---|
Kalisti III | |
papa i 209 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | 8 prill 1455 |
Shugurimi peshkopal | 20 prill 1455 |
Fundi papatit | 6 gusht 1458 |
Kardinalë të emëruar | shiko kategorinë |
Paraardhësi | papa Nikolla V |
Pasardhësi | Papa Piu II |
Emri | Alfonso de Borgia y Cabanilles |
Lindja | Xàtiva, 31 dhjetor 1378 |
Vdekja | Romë, Itali, 6 gusht 1458 |
Varrimi | Kisha Shën Mëria e spanjollëve në Monserrato |
Alfons de Borja u lind në La Torreta, tani një lagje e Kanalsit, Valencia – sot Spanja – por në atë kohë në Señorío de Torre de Canals,[3] Mbretëria e Valencias nën Kurorën e Aragonit. Ai ishte djali i Domingo de Borjas dhe Francina Llançolit. Gjatë skizmës perëndimore, ai e mbështeti Antipapen Benedikti XIII dhe ishte forcë e vrullshme pas nënshtrimit të Antipapes Klementit VIII ndaj Papes Martini V në vitin 1429.[4] Karriera e tij e hershme kaloi si profesor i drejtësisë në Universitetin e Lleidës dhe pastaj si diplomat në shërbim të Mbretërisë së Aragonit, veçanërisht gjatë Këshillit të Bazelit (1431 – 1439). Ai u bë kardinal pas barazimit të Papa Eugenit IV me Mbretin Alfonsi V i Aragonit.
Ai u rrit në karrikën papnore në vitin 1455 si Kallikstus III, në një moshë shumë të shtyrë, si kandidat i kompromisit në mbledhjen e fshehtë papnore të atij viti. Ai shihet nga historianët si jashtëzakonisht fetar, një besimtar i fortë në autoritetin e Selisë së Shenjtë dhe, si papa i dytë Borgia, ai shkoi në të pamundurën për ta avancuar familjen e tij menjëherë. Në vitin 1456, ai e lëshoi vulën papnore Inter Caetera në Portugali (të mos ngatërrohet me Inter Caetera të vitit 1493). Kjo vulë ua ripohoi portugezëve të drejtat që të pakësojnë të pafetë dhe Mursët (arabët) i ktheu në robëri nga vulat e mëhershme Romanus Pontifex dhe Dum Diversas, duke ripohuar pëlqimin e papës për skllavërimin e afrikanëve. Ky konfirmim i Romanus Pontifex po ashtu ua dha portugezëve Urdhrin ushtarak të Krishtit nën Princin Henri Lundërtari.[5]
Inter Caetera e vitit 1456 ishte në kundërshtim direkt, sidoqoftë, me qëndrimin e marrë nga Papa Eugeni IV në vulën Sicut Dudum të vitit 1435, ku të pafetë pranohet se janë krijuar në imazhin e Zotit dhe që kanë shpirt, që nënkupton se asnjë i krishterë nuk ka të drejtë t’ua heq lirinë atyre.
Papa kërkoi një kryqëzatë kundër turqve të cilët kishin pushtuar Konstandinopolin në vitin 1453, por kjo thirrje nuk pati mbështetjen e princërve të krishterë.
Më 20 shkurt 1456, Papa Kallikstusi III i ngriti dy nipërit e tij në pozitën e kardinalit. I pari ishte Rodrigo de Borja (Borgia në italisht), i cili më vonë u bë Papa Aleksandri VI (1492 – 1503), i famshëm për korrupsionin dhe imoralitetin.[6] I dyti ishte Luis Julian de Milà.
Më 29 qershor 1456, Kallikstusi urdhëroi kambanat e kishës që të bien në mesditë si thirrje për tu lutur. Pasi urdhëri u përhap, rënia e kambanave u mor si thirrje kryqtare për heqjen e Rrethimit të Beogradit. Rrethimi i Beogradit u thye më 22 korrik në një fitore të madhe kundër turqve. Për ta përkujtuar këtë fitore, Kallikstusi III urdhroi që Festa e Shpërfytyrimit të mbahej me 6 gusht.
Kallikstusi urdhëroi një gjyq të ri për Gjoanën e Arkit (rreth 1412 – 1431), në të cilin ajo u shfajësua pas vdekjes.[7]
Ai u pajtua me themelimin e Universitetit të Gerifsualdit , themelet e të cilit u vendosën në vitin 1456.
Palltoja para-papnore e Kallikstusit II u karakterizua nga një kalë duke kullotur.
Sipas një rrëfimi që së pari u tregua në vitin 1475 në biografinë e pasvdekjes dhe që ishte zbukuruar dhe popullarizuar nga Pierre-Simon Laplace, Kallikstusi III e dëboi fantazmën e kometës Hallej, me besimin se ishte një ogur i keq për mbrojtësit e krishterimit në Beograd nga rrethonjësit e ushtrisë së Perandorisë Osmane.[8] Nuk kemi asnjë burim primar për autorësinë e këtij tregimi. Më 29 qershor 1456 vula e papës Kallikstus III bëri thirrje në publik për lutje për suksesin e kryqëzatës, pa përmendur kometën. Më 6 gusht, kur rrethimi turk u thye, kometa nuk u pa as në Evropë as në Turqi për disa javë.
Wikimedia Commons has media related to Callistus III. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.