From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20 në Maqedoninë e Veriut.
Ky artikull është për COVID-19, një pandemi aktuale ku informacioni mund të ndryshojë shpejt ose të mos jetë i besueshëm. Përditësimet më të fundit të faqes mund të mos paraqesin informacionin më të fundit. |
Pandemia e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut | |
---|---|
Sëmundja | COVID-19 |
Tendosja e virusit | SARS-CoV-2 |
Vendndodhja | Maqedonia e Veriut |
Rasti i parë | Shkup |
Data e mbërritjes | 26 shkurt 2020 |
Origjina | Italia Spanja |
Raste të konfirmuara | 10,213 |
Të shëruar | 5,564 |
Vdekje | 466 |
Më 26 shkurt 2020, Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me Koronavirus në vënd; një grua kishte rezultuar pozivie me SARS-CoV-2 pasi ishte testuar në një klinikë për sëmundjet infektuese në Shkup. Ajo kishte qëndruar në Itali për një muaj dhe ishte sëmur për dy javë. Pasi ishte rikthyer në Maqedoninë e Veriut, ajo kishte raportuar menjëherë në klinikë.[1][2]
Më 6 mars, u raportuan edhe dy raste të reja: një çift i martuar nga Ballanca, Zhupë, të cilët ishin banorë në Breshia të Italisë dhe që sipas raportimeve ishin rikthyer në vënd nga frika e virusit.[3] Ata u konfirmuan pozitive dhe u transferuan në të njëjtën klinikë si rasti i parë. U raportua gjithashtu se ata kishin mbërritur në vënd më 27 shkurt, kurse më 2 mars kishin shkuar në një klinikë në Dibër. Ata fillimisht nuk ishin testuar për SARS-CoV-2. Pas kësaj, simptomat e tyre u përkeqsuan duke bërë që të testoheshin më 6 mars, ku dhe dolën pozitive, dhe më pas u zhvendosën në Shkup për mjekim.[4]
Më 9 mars, numrin shkoi në 7; Nina Biljanovska, drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës rezultoi pozitive pasi kishte kryer pushime në Itali.[5] Kjo shkaktoi shumë polemika pasi ajo mbajti një fjalim në një konferencë kur u kthye nga Italia pa u testuar, duke bërë që të pushohej zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.[6][7] Përveç drejtoreshës, edhe tre të afërm të çiftit nga Ballanca rezultuan pozitivë, duke u transferuar edhe ata në Shkup.[8]
Më 10 mars, pas një kërkese zyrtare nga kryetari i Bashkisë së Dibrës (qyteti ku ishin zbuluar 5 nga 7 rastet), qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave fillore, të mesme, universiteteve dhe çerdheve për 14 dite si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.[9][10] Gjithashtu u ndërprenë fluturimet me vendet më të infektuara si Gjermania, Italia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut, ndaloi të gjitha tubimet, ngjarjet publike dhe aktivitetet sportive. Po në atë ditë, u njoftua se gruaja, pacienti 0, e cila ishte e infektuara e parë në vend kishte rezultuar negative në testin e kryer, duke u bërë e shëruara e para nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut; megjithatë, ajo vazhdoi të qëndronte në spital për rikuperim të mëtejshëm.[11]
Me 17 Mars, janë konfirmuar edhe 5 raste të cilat kanë rezultuar pozitiv ne testin për virusin COVID-19[12]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.