Panairi i Librit në Prishtinë është një panair i përvitshëm tregtar për librat që organizohet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë. Ai zakonisht mbahet në muajin maj ose qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ndërsa organizohet nga Shoqata e Botuesve Kosovarë.[1] [2]

Thumb
Panairi i Librit në Prishtinë
Thumb
Panairi i Librit në Prishtinë 2022
Thumb
Pallati i Rinisë dhe SportevePrishtinë

Historiku

Vetëm Panairi i parë i Librit në Prishtinë është mbajtur mes datave 17 dhe 22 nëntor 1999, për shkak të Luftës së Kosovës, ndërsa të tjerët janë mbajtur në muajin maj ose qershor. Që nga atëherë Panairi ka vazhduar pandërprerë deri më tani. Me kalimin e kohës ky panair është bërë njëra nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, duke u transformuar në një vend të rëndësishme ku intelektualet dhe njerëzit tjerë promovojnë idenë dhe nevojën për krijimin dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta kulturore si dhe për një debat të shëndoshë për librin. [3] [4]

Numri i pjesëmarrësve vazhdimisht ka qenë aty diku rreth 100 botues, kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora.[5][6] Përgjatë viteve në këtë panair janë prezantuar një numër mjaft i madh i librave që janë botuar kryesisht nga botuesit kosovarë, shqiptarë, maqedonas dhe malazezë si dhe disa botues të huaj (gjermanisht, frëngjisht, anglisht etj.).[6] [7]

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.