Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Me 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit.
Pakti i Varshavës ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evropës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në mes të Shqipërisë, Bullgarisë, Republikës Demokratike të Gjermanisë, Polonisë, Rumanisë, Bashkimi të Republikave Socialiste Sovjetike, Republikës Socialiste të Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Pakti i detyronte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rast të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 vite tjera, nëse një vit më parë nuk ish bërë tërheqja e ndonjë anëtari.
Organet kryesore të paktit me qendër në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte Kryekomandën e forcave të armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Greçko 1960-67, I. I. Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike në vendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.
Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrumet politik në duar të BRSS-së, si fuqi udhëheqëse e bllokut lindor. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I. Nagy), në tetor/nëntor 1955, për të tërhequr anëtarësimin e Hungarisë nga Pakti i Varshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorin e vitit 1969-të. Përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki, në 1968, BRSS-së, u duken jo vetëm si një devijim nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes së përbashkët të Lidhjes.
Pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki, në gusht të 1968-ës, Shqipëria tërheqet nga Pakti i Varshavës.
Për dallim nga strategjia e Organizatës së Kombeve Trans-Atlatike, Pakti i Varshavës, nuk ka publikuar asnjë koncept mbrojtës kundër sulmeve. Rrethet e ndryshme ushtarake perëndimore, në lidhje me këtë pohonin se sipas udhëheqjes komanduese, oraganizimit, stërvitjeve dhe armatimit, Pakti i Varshavës punonte në një strategji ushtarake ofensive/sulmuese. Shikuar nga shpërndarja hapësinore e trupave sovjetike, dhe gjendja gjithnjë në gadishmëri e tyre, mund të konkludohej se, Pakti i Varshaves mundohej të siguronte gadishmërinë për konflikte të mundshme, pa ndonjë parapërgatitje të posaçme dhe pa ndonjë marshim. Përmirësimi i përditëshem i armatimit konvercionel dhe atij bërthamor, i Paktit të Varshavës, le të kuptohet se ishin të gatëshme për çdo lloj lufte të mundshme të asaj kohe. Me këtë strategji, Pakti i Varshavës ndiqte barazinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dominimin konvercionel në Evropë. Po ashtu në disa vende perëndimore të Evropës mendohej se armatimi, i cili i tejkalonte nevojat vetëmbrojtëse të Paktit të Varshavës, përdorej edhe për të shtypur interesat e Evropës perëndimore, të cilat nga ana e tyre kishin krijuar më parë (1949) Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës.
Nga viti 1960, Shqipëria nuk mori më pjesë në asnjë aktivitet ose mbledhje të Paktit të Varshavës.
Me 12 shtator 1968, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga forcat e Paktit të Varshavës, Shqipëria deklaroi daljen Pakti i Varshavës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.