Niccolò Paganini (27 tetor 1782, Gjenova, Itali – 27 maj 1840) ishte një nga violinistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave.
Jetëshkrimi
U lind në Gjenova të Italisë, me 27 tetor të vitit 1782 dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin e qytetit dhe një amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studjonte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në moshën nëntë vjeçare u shfaq në skenë duke krijuar një entusiazëm të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma, dhe studjoi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se cfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti. Një periudhë e jetës rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën e tij për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesmarrje e tij në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara e tij në të gjithë jetën e tij. Femrat dhe lojrat e fatit thuhet se i vunë në rrezik karrierën dhe shëndetin e dobët të kompozitorit Italian. Gjenialiteti i tij në kombinim me teknikën e tij prototipe për epokën e tij, themeluan famën e tij në të gjithë Italinë. E gjithë bota fliste për këtë muzikant me pamje ekzotike, dhe madje disa e akuzonin se kishte bërë marrëveshje me ‘’jashtë që këtu’’ sic e quanin atëherë ose djallin sic e quajmë, duke shpjeguar me këtë mënyrë sjellje të cuditshme që provokonte me interpretimet e tij. Paganini ishte i gjatë, i dobët, me flokë të gjatë dhe një fytyrë të verdhë që i jepte një pamje eterike që kujtonte më tepër fantazëm se sa njeri të gjallë. Kishte gropa në fytyrën e tij, dhe shikimi i tij ishte kaq i ftohtë, që njerëz të rrallë arrinin ta shikonin në sy. Zakonisht dilte në skenë me vonesë, shumicën e rasteve i veshur në të zeza dhe pasi vendoste violinën në supin e tij, pa shoqërinë e ndonjë instrumenti tjetër, fillonte të shpërndante ‘’magjinë’’ e tij. Dëgjuesit e tij thonin : ‘’kishte djallin në bërrylin e tij’’. Kishte një ndikim të tmerrshëm emocional mbi publikun e tij. Referohet se princesha Eliza e Lucas, motra e Napoleonit e kishte të pamundur ta dëgjonte pa i rënë të fikët, dhe se kompozitori Rossini qante si vajzë e vogël kur dëgjoi Paganinin të luante për herë të parë. Mund të trasnformonte burra guximtarë në frikacakë duke i udhëhequr në cmenduri dhe anasjelltas, të transformonte frikacakët në heronj, ndërsa sidomos tek femrat krijonte kriza emocionale dhe histeri kur e dëgjonin. Të gjitha këto fakte ndihmuan që të krijoheshin zëra dhe shpifje të ndryshme përreth fytyrës së muzikantit, që në atë kohë besoheshin shumë më lehtë se sa sot. Kështu thonin se Paganini kishte vrarë dy gra që kishtë dashuruar marrëzisht, dhe me artin e tij dhe rregullat e magjisë së zezë, burgosi shpirtrat e tyre brenda violinës së tij, ‘’Cremonën’’ e famshme. Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol. Bashkëkohorët thonë se rezultatet e muzikës së Paganinit, bazohen në metoda që ose ai krijoi i pari , ose kishin vetëm një zbatim të përkohshëm. Disa nga këto metoda ishin dhe përdorimi i fthongëve harmonikë (nuk përdoreshin përpara atij, me përjashtim të atyre që prodhohen mbi telat e hapur), Scordatura (konvertim në kurdisjen e instrumentit) picikato shoqërore me dorën e majtë etj. Të gjitha këto së bashku me mjeshtërinë e tij të paparë më parë deri në atë periudhë, shërbyen për të krijuar mitin e tij. Paganini kishte një djalë Akilinion, të cilin e kishte pikë të dobët, djalë i cili ishte rezultati i dashurisë së tij me kërcimtaren Antonia Bianki, por që kurrë nuk u martuan. Paganini ndërroi jetë në Francë me 27 maj të vitit 1840, si arsye e një sëmundje të fytit. Përpara se të vdiste kishte lënë amanet të mos ti bënin një varrosje kristiane. Trupi i tij, ashtu sic thotë i biri më vonë, mbeti i pavarrosur deri në vitin 1845, pasi priftërinjtë refuzonin të varrosnin dikë që kishte refuzuar besimin e krishterë. Nikolo Paganini ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Muzika e tij frymëzoi shumë njerëz, dhe pavarësisht shpifjeve kundrejt tij ai krijoi dhe la pas një trashëgimni të madhe, një pasuri për të gjithë njerëzimin.
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.