Oroshi, zemra e Mirditës është listuar në 100 fshatrat me prioritet zhvillimin e tij dhe të turizmit gjithëvjetor në atë zonë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ndodhet në lindje të Rrëshenit.
Është një zonë malore mjaft atraktive me mundësira të shumta për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit malor.
Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe” Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor.
Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik dhe kulturor.
Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek XV ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të rezistencës anti – osmane. Në Orosh ka qenë edhe abacia e Mirditës.
Kjo është një zonë me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit.
Ka një histori të pasur bëmash dhe ngjarjesh që lidhen dhe me Heroin tonë Kombëtar.
Përveç Nënshejtit e Lajthizës, janë edhe fshatrat Ndërshenë, Shëngjin e Lari, që mundësojnë turizmin familjar.
Mikpritja në traditën e mirditorit është një nga virtytet më të rëndësishme e të hershme. Por turizmi familjar për mirditorët është një praktikë e re, që kërkon edhe parapërgatitje për krijimin e një mjedisi tërheqës për turistët.
Kjo zonë nuk ka vetëm natyrën e bukur por edhe një histori qindra vjeçare. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kanë një histori. Për këtë flasin qartë edhe toponimet e shumta, që ka në këtë zonë.
Mirdita ka edhe shumë qendra arkeologjike si në Prosek, Përlat e Bukmirë, Kodër Rrëshen dhe Bukël. Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë, Bjeshkët e Kaçinarit me bjeshkët e Tërbunit (Pukë), me majën më të lartë atë të Suçelit 1476 metra. Bjeshka e Kaçinarit shtrihet në pjesën veriore të lumit Fani i Madh.Është përgjithësisht një bjeshkë nga më interesantet në veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj. Është shfrytëzuar për disa dhjetëvjeçarë lënda pyjore e saj, si dhe bimët industrial që gjenden në këtë zonë.
Burimet ujore të kësaj bjeshke sigurojnë bimësi të shëndetshme në fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Kaçinar, Arrës, Shtuf, Shëngjergj, Gjazuj.
Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj.
Kjo është një zonë me bukuri të rrallë natyrore ku mund të praktikohet turizmi gjithpërshirës, i gjelbër, i bardhë, kulturor dhe historik.
Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” . Specialistët e AdZM-së Lezhë, kanë vendosur shkallë në këtë shpellë me qëllim që ajo të bëhet e vizitueshme nga turistët.
Kjo ndërhyrje u bë në bashkëpunim me banorët e zonës, duke bërë të mundur që kjo shpellë të jetë funksionale dhe e vizitueshme edhe në brendësi të saj.
Që ky atraksion turistik të bëhet i prekshëm, kërkohet një vëmendje më e madhe në drejtim të infrastrukturës rrugore. Ajo është e vjetëruar dhe tepër e konsumuar gjë që e bënë të vështirë turizmin në këtë zonë mbresëlënëse.
Futja e Oroshit në prioritetet qeveritare të zhvillimit, do ta kthejë këtë zonë në një burim të rëndësishëm përfitimi ekonomik për banorët e zonës.
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.