aktor amerikan From Wikipedia, the free encyclopedia
Norman Mark Reedus (Hollywood, 6 janar1969) është një aktor dhe model amerikan. Ka jetuar në Spanje, Angli dhe Japoni. Pas transferimit në Los Angeles punoi për një dyqan të Harley Davidson duke bërë njëkohësisht punën e skulptorit, fotografit, piktorit dhe regjisorit. Ka bërë ekspozita në galeri të ndryshme arti në New York, Berlin dhe Frankfurt. Ka bërë regjinë e tre filmave me metrazh të shkurtër; The Rub, I Tought of you dhe A fifthy little frutta si dhe video të ndryshme muzikore. Ka marrë pjesë në videon Judas të Lady Gaga në rolin e Judës. Ne 2005 pësoi një aksident rrugor nga i cili ka mbetur një shenjë mbi vetullën e majtë. Ka një djalë Mingus Lucien Reedus nga ish e dashura Helena Christensen si dhe një vajze lindur së fundmi me aktoren Diane Kruger
Ka luajtur në disa episode të Masters of Horror dhe Law & Order: Special Victims Unit. Nga viti 2010 është ndër protagonistët kryesore të serialit televiziv The Walking Dead në rolin e Daryl Dixon. Dublon zërin dhe paraqitjen e tij në videolojën The Walking dead; Survival Instinct
Jeta Private
Në 2018 eshte bere me vajze nga aktorja Diane Kruger me të cilën është në një marrëdhenie nga viti 2017
Aktor
Kinema
Floating, regjia William Roth (1997)
Mimic, regjia Guillermo del Toro (1997)
Six Ways to Sunday, regjia Adam Bernstein (1997)
I'm Losing You, regjia Bruce Wagner (1998)
Dark Harbor, regjia Adam Coleman Howard (1998)
Reach The Rock, regjia Bill Ryan (1998)
Davis Is Dead, regjia Ryan Oxford (1998)
Let the Devil Wear Black, regjia Stacy Title (1999)