Njësitë territoriale janë sipërfaqe brenda një shteti dhe qeverisen nga njësit administrative të qeverisë qendrore.

Varësisht nga shteti i cili ju përcakton të drejtat dhe obligimet niveli i tyre ndryshon. Të drejtat dhe obligimet zakonisht përcaktohen me ligj por ndodhë që këto të bëhen edhe me kushtetutë, me që rast këtyre njësive ju garantohet një nivel i një autonomie që nga vetëqeverisja e një pjese të buxhetit e deri në shkallë më të larta në lëmi të ndryshme administrative, politike dhe juridike. Me garantimin e autonomisë me kushtetutë shtetërore mund të flitet për njësi shtetërore pasiqë në atë sipërfaqe shteti amë nuk i ka duart e lira të veprojë.

Disa sisteme shtetërore, administrimin e vendeve të tyre e bëjnë në disa nivele, zakonisht dy ose një varësisht nga sipërfaqja e vendit.

Në sistemet me dy nivele administrimi niveli i parë (më i lartë) merr disa obligime dhe të drejta mbi nivelin e dytë (më të ulët). P.sh nevoja e krijimit të qendrave të ndryshme administrative (p.sh kuvendi), juridike (p.sh. : qendra gjyqësore), legjislative (p.sh. : qendra e shërbimit policor) si dhe shërbime tjera si p.sh qendrat shëndetësore, zjarrfikësve, etj.

Shqipëri shteti e administron vendin në dy nivele. Ku niveli lartë thirret qarqe dhe niveli i ulët rrethe. Të drejtat dhe obligimet e këtyre njësive janë të përcaktuara me ligj.

Kosovë çështja e niveleve është duke u diskutuar. Si duket politikanët Evropian janë duke u munduar që të krijojnë një model të ri të administrimit të një shteti. Kjo çështje është bërë aq e komplikuar sa që diplomatët e grupit të kontaktit po kërkojnë mundësin e krijimit të niveleve të tilla që në një mënyrë njësitë të kenë një nivel "autonomie" jo si deri më tani "të drejtë me ligj" më të gjerë se deri më tani në historinë e administrimit. Mirëpo problemi qendrorë i tyre është se në që shkallë mund të jetë kjo e drejtë apo autonomi, ashtu që të jetë i mundshëm funksionimi i një shteti. Këtij problemi i shtohen edhe interesat e vendeve fqinje në këtë rast interesat e Serbisë e cila ka paraqitur ato haptazi. Nuk është ky problem vetëm në Kosovë por edhe në strukturat e Bashkësisë Evropiane të cilat dëshirojnë që në një mënyrë të ju japin të drejtën njësive administrative që të vënë lidhje të ndryshme edhe me njësit administrative të shteteve tjera. Kjo në fakt përderisa njësive nuk ju garantohen këto të drejta me kushtetutë mbesin të drejta dhe mund të ribëhen. Mirëpo problemi lind nëse p.sh një njësi e Gjermanisë krijon lidhje me një njësi të Holandës dhe një të Belgjikës, natyrisht që këto lidhje kanë për të pasur në fillim interesa ekonomike dhe shoqëro-kulturore por me kalimin e kohës lindin interesat e përbashkëta aq të larta sa që i prekin interesat e shteteve përkatëse. Kjo me siguri se nuk ndodhë përderisa të tri këto shtete i takojnë një bashkësie (BE), në këto raste në qarqet e BE flitet për regjionet apo rajonet Evropiane por çka nuk flitet nga ata është se çka ndodhë pasi që njëri nga shtete largohet nga bashkësia. Si duket as ata nuk e dinë por ata që e kanë provuar shkatërrimin e Jugosllavisë e dinë shumë mirë. Më i forti fiton nëse nuk ka kush me i ndej te kryet dhe deri sa ai të reagon kalojnë gjenerata të tëra. Si do që të jetë diplomatet Evropian një gjë të tillë e provojnë edhe me shtetet tjera por fatkeqësisht Kosovën e kanë zënë përfuni këta shkurtpamës.

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.