Paganizmi modern
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Paganizmi modern, neopaganizmi apo paganizmi bashkëkohor është një lëvizje që angazhohet për kthim në traditat dhe fenë e vjetër evropiane (përkatësisht aziatike, amerikane, etj.) të cilat ekzistonin para ardhjes së monoteizmit abrahamik nga Lindja e Mesme. Me gjithë dominimin e monoteizmit, traditat e vjetra pagane nuk janë eliminuar asnjëherë, dhe shpeshherë ato janë adoptuar për qëllimet dhe nevojat e tyre nga fetë monoteiste si Krishterimi e Islami.
Pas rënies së rëndësisë së monoteizmit në Evropë, dhe zhgënjimit me monoteizmin ka një ringjallje të paganizmit. Paganizmi shihet si fe më e përshtatshme me nevojën për t'u kujdesur për natyrën, dhe si fe më pluraliste dhe demokratike se monoteizmi që konsiderohet shtypës. Në Islandë[1] është themeluar shoqata neopagane më 1972 dhe shoqata të tilla janë përhapur në vende tjera në Evropë [2] si në Suedi [3], Greqi [4], Itali[5].
Paganizmi bashkëkohor ndonjëherë është shoqëruar me lëvizjen e Epokës së Re, me studiuesit që theksojnë ngjashmëritë dhe dallimet e tyre.[6] Fusha akademike e studimeve pagane filloi të bashkohej në vitet 1990, duke u shfaqur nga studimet e ndryshme në dy dekadat e fundit.
Te shqiptarët janë ruajtur shumë pjesë të paganizmit si besimi në zana, orë, vampirë, lugetër, drangojë, kuçedra. Gjithashtu janë kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar, si p.sh. Dita e Verës, Darka e Lamës. Tashmë ka një interes për të ringjallur[7] traditat pagane si pjesë e kundërshtimit të përçarjeve fetare nga monoteizmi.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.