fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Myçybabë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babaj dhe Muçaj.[1]
Shtrihet thellë në Malet e Karadakut. Vendbanim i tipit të shpërdarë, dhe përbëhet prej disa lagjeve të cilat pothuajse jan të boshatisura. Fshatarët e Muçibabës u detyruan të largohen nga fshati pas konfliktit me ushtrinë dhe policinë serbe.
Mikrotoponimet më karakteristike janë: Llapushnica, Shkoya, Kodra Dhelpnave, Kodra Lerojve, rrasa, Kodra e Madhe, Livadhi i Ladovës, Rrafshi i hamollëve, Vorri i Qikës, Te Kuiskaprei ( Ku është pre kujsia), te Livadhi i Madh, Kodra e Bokajve, Te Kroni i Ftoft, Kroni Bardhë, Kodra Xhamisë, Rrafshi Xhamisë, Katunishtë, Kroni Katunishtës, Lugi i Dacit, Te Osmani, Te Bira e Arushës, Puzllam, Bira Ozbacit, Udha Bugarit etj.[1]
Imer Myqybabaj, dëshmorë i Luftës së Myçiyabës 1945- Në rajonin e Gjilanit në Luftën e Dytë Botërore janë në një numër prej 8 mijë vetash, të cilit ishin ngritur në kryengritje kundër okupuesve të cilët kryenin vrasje, masakrime dhe keqtrajtim të shqiptarëve, derisa për javë të tëra lumenjtë në qytetin e Gjilani kishin ngjyrën e kuqe. Sot na bashkon 70 – vjetori i kryengritjes së madhe e cila jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, në këtë pjesë të Shqipërisë, në thirrjen për atdhe e për zot, u bashkuan burra e gra, për të luftuar pabarazinë dhe okupimin që u vendos. Jam i nderuar që sot në emër të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të presidencës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të tjerë, i ngulfatur nga emocionet, ndjenjat dhe respekti për ata që kanë sakrifikuar, që ti respektojmë dëshmorët, familjet e tyre, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë mundi, sakrificë dhe gjaku i tyre i njomë e i derdhur është bërë “nuri” – dritë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e Kosovës. Ai gjak i cili nuk është legjendë, në Gjilan ka mbuluar lumenjtë e qytetit siç ka qenë Mirusha dhe lumenjtë tjerë, sepse për javë të tëra uji ka marrë ngjyrë të kuqe, ai gjak i cili ishte i fëmijëve, grave, burrave, të rinjve e të rejave që janë pushkatuar, masakruar, torturuar e ndëshkuar në mënyrën më të egër, sepse donin që Kosova të mbetet Shqipëri, pse donin që Kosova të ketë plisa të bardhë, pse donte që Kosova të jetë aty ku e ka vendin... me okupim për shqiptarët, andaj për këtë ata u kryengritën që të kenë lirinë. U kryengritën për tu treguar gjeneratave të ardhshme që nuk ka liri, u kryengritën për të dëshmuar qartë që lufta nuk ka përfunduar dhe për të lënë mesazhin me gjakun e tyre në dimrin e ferrit të vitit ’44 – ’45 në Gjilan[2].
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.