Muzeu i Shkencave Natyrore

From Wikipedia, the free encyclopedia

Muzeu i Shkencave Natyroremap

41.326984°N 19.805635°E / 41.326984; 19.805635

Thumb

Muzeumi i Shkencave të Natyrës "Sabiha Kasimati"[1]Tiranë u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave. Nëntë vjet më pas, në kohën e krijimit të Universitetit të Tiranës, ai kaloi nën vartësinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Katedrës së Zoologjisë (pjesa zoologjike dhe botanike). Ndërsa pjesa e Mineralogji-Paleontologjisë, kaloi nën varësinë e Fakultetit të Gjeologji-Minierave (sot pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës). Në vitin 1969 u riorganizua dhe u pasurua. Në vitin 1996, muzeu veçohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të Shkencave të Natyrës. Në muze ka mjaft eksponate nga bota e kafshëve të Shqipërisë, atje ndodhet i ekspozuar një koleksion nga fauna ekzotike, gjithashtu ka eksponate të drurëve e shkurreve kryesore si dhe herbarin e bimëve industriale. Sektori i gjeologjisë ekspozon mineralet dhe shkëmbinjtë kryesorë të vendit etj. [2] Ne kohet e fundit Muzeu ka kaluar ne nje ndertese tjeter ne afersi te tregut te Elektronikes.

Ndërtimi

Burimi

Shiko dhe këtë

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.