From Wikipedia, the free encyclopedia
Melpomeni Çobani, lindi më 6 qershor të vitit 1928 dhe vdiq më 26 tetor të vitit 2016 në Tiranë. Ishte aktore e skenës dhe ekranit, Artiste e Popullit.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Në vitit 1947-1949 kreu shkollën për aktore nën kujdesin e Teatrit Popullor. Ajo interpretoi role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Përmendim: “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”. Për gati 10 vjet shkëputet nga aktrimi dhe i kushtohet tërësisht sportit, ku arriti sukses duke u cilësuar rekordmene dhe kampione në pingpong, në atletikë, në volejboll, etj. Në vitin 1955 ajo lë sportin dhe kalon përsëri në Estradën e Tiranës, ku talenti i saj duket veçanërisht në interpretimin e monologëve dhe të parodive. Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura si në filmin “Kapedani”, “Tela për violinë”, etj. Në vitin 1961, mori titullin Artiste e Merituar, ndërsa në vitin 1975, Artiste e Popullit. Rolin e fundit e pati në Teatrin Kombëtar me pjesën "Kopjen e Parë".
Për pjesëmarrjen e saj në rezistencën e Luftës së Dytë Botërore:
Për aktivitetin e saj artistik
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.