politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 - Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.
Mehmet bej Konica | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 25 dhjetor 1918 – 14 nëntor 1920 | |
Paraprirë nga | Preng Bibë Doda më1914 |
Pasuar nga | zv. Mehdi bej Frashëri dhjetor 1919 / Iljaz bej Vrioni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1881 Konicë, Perandoria Osmane) |
Vdiq më | 1946 Romë, Itali |
Nënshtetësia | Shqiptarë |
Bashkëshortja/et | Edipe hanëm Zavalani |
Fëmijët | Skënder, Skifter, Merushe, Lavdia |
Punësimi | nëpunës, diplomat |
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,[1] vëlla i Faik Konicës.[2] Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin "Zosimea" dhe e përfundoi në liceun perandorak "Gallatasaraj" në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative "Mylkie" të kryeqytetit perandorak.[3]
Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën.[4] Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.[3] Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t'i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalë nga kryengritja.[5] Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike,[3] ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.[6]
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.
Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.
Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.