From Wikipedia, the free encyclopedia
Perandoria e Ilirisë është emërtimi për organizimin politik, shoqëror dhe ushtarak që ka ekzistuar në Gadishullin Ballkanik në kohërat antike, në territorin që shtrihej në veri të Maqedonisë antike dhe Epirit dhe brigjet lindore të Adriatikut. Nga shekulli VIII p.e.s. e deri në shekullin V p.e.s. në zonën e bregdetit lindor të Detit Adriatik dhe brigjeve të Detit Jon, vërehet një ndikim i konsiderueshëm i qendrave kulturore nga Greqia antike dhe Roma e lashtë (Italia e Jugut) si rezultat i së cilës fillon të ndryshojë edhe mënyra e jetës, përmbajtja e saj dhe nevojat e përditshme. Si pjesë e nevojave, kishte ndryshime gjithashtu edhe në organizimin shoqëror dhe forcimin e strukturave fisnore.
Perandoria e Ilirisë | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Ekzistoi 650 vite | |||||||
Gjendja | Perandori | ||||||
Kryeqyteti | Skodrinon (Shkodra) 42°4′5″N 19°30′43″E | ||||||
Gjuhët e zakonshme | Gjuha ilire | ||||||
Besimi | Politeizmi (Mitologjia ilire) | ||||||
Qeveria | |||||||
Lloji i qeverisjes | Perandori | ||||||
Perandor | |||||||
• 678-640 p.e.s •437-423 p.e.s •423–393 p.e.s •393–358 p.e.s •358–356 p.e.s •356–335 p.e.s •335–295 p.e.s •295–290 p.e.s •290–270 p.e.s •270–260 p.e.s •260-250 p.e.s •250–231 p.e.s •231–227 p.e.s •222-219 p.e.s •218-205 p.e.s •205-181 p.e.s •181-168 p.e.s •167-135 p.e.s | Galauri Grabosi I Syrra Bardhyli Grabosi II Pleurati I Glauku Bardhyli II Monuni I Mytili Pleurati II Agroni Teuta Dhimitër Fari Skerdilaidi Pleurati III Genti Ballai | ||||||
Epoka historike | Antikiteti klasik | ||||||
• Themeluar | Shek.VII p.e.s | ||||||
• Shpërbërë | 135 p.e.s | ||||||
Sipërfaqja | |||||||
• Gjithsej | 450,000 km2 (170,000 sq mi) | ||||||
Ekonomia | |||||||
Monedha | Monedhat ilire | ||||||
Të dhëna të tjera | |||||||
| |||||||
Sot pjesë e | Shqipëria Kosova Mali i Zi Bosnja dhe Hercegovina Kroacia |
Të gjitha burimet historike (Thukididi, Teopompi, Diodori), pa përjashtim, flasin për mbretërinë në veriperëndim të Maqedonisë antike dhe në brigjet e Detit Adriatik. Historianët e sotëm janë të prirur ta quajnë këtë mbretëri sipas dinastive të fiseve përkatëse: Mbretëria e enkelejëve dhe/ose e taulantëve, Mbretëria e dardanëve, Mbretëria e ardianëve dhe/ose e labeatëve, etj.
Në Ilirinë e Jugut organizimet e para shtetërore u formuan pak më herët se në viset e tjera të këtij rajoni. Një nga dinastitë më të vjetra të njohura ilire është ajo e enkelejve, e cila me sa duket kishte arritur kulmin e saj mes shekujve VIII-VII p.e.s., por dinastia në fjalë ra nga pushteti dominues rreth shekullit VI pes. [1] [2] [3] Dobësimi i dinastisë së enkelejëve rezultoi në asimilimin, shkrirjen dhe përfshirjen e tyre në një dinasti tjetër ilire të krijuar më së voni në shekullin V p.e.s., duke shënuar kështu shfaqjen e dasaretëve, të cilët duket se kanë zëvendësuar enkelejët në zonat përreth Liqenit të Lyhnidit.[4] [5] [6]
Dobësimi i dinastisë së enkelejëve ndodhi edhe si rezultat i forcimi të një dinastie tjetër ilire të themeluar në afërsi të saj, ajo e taulantëve, e cila për disa kohë ka ekzistuar së bashku me atë të enkelejëve.[7] Taulantët, një fis tjetër midis grupeve më të njohura të fiseve ilire, jetonin në bregdetin Adriatik të Ilirisë Jugore (Shqipëri), duke dominuar në periudha të ndryshme pjesën më të madhe të fushës midis Drinit dhe Vjosës, që përfshin zonën përreth Epidamnit/Dyrrhachium.[8] Kur përshkruan pushtimin ilir të Maqedonisë të sunduar nga Argaeu I, diku midis viteve 678–640 p.e.s., historiani Polieni (Polyaenus) (shekulli II p.e.s) përmend mbretin më të vjetër të supozuar në Iliri, Galauri ose Galabri, një sundimtar i taulantëve që mbretëroi në pjesën e fundit të shekullit VII p.e.s.[9] [10] [11] [12] Disa studiues e konsiderojnë vërtetësinë e pasazhit të Polienit ende të diskutueshëm.[13] Pavarësisht, nëse ky tregim është i besueshëm historikisht dhe pavarësisht nga interesimi i Polienit për anekdotën, ai nënkupton mendimin e përhapur përgjatë antikitetit për një armiqësi domethënëse midis maqedonasve dhe ilirëve që në shekullin VII p.e.s, nëse konsensusi në studimet moderne në datimin e periudhës së mbretërimit të Argeut I është i saktë.[14] [15] Në shekullin VII p.e.s, taulantët kërkuan ndihmën e Korkyrës dhe Korintit në një luftë kundër liburnëve. Pas disfatës dhe dëbimit nga rajoni i liburnëve, korkyreanët themeluan në vitin 627 p.e.s në Gadishullin Ilirik një koloni të quajtur Epidamnus, që mendohet se ka qenë emri i një mbreti ilir (barbar) të rajonit. Një qendër tregtare në lulëzim u shfaq dhe qyteti u rrit me shpejtësi. Taulantët vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në historinë ilire midis shekujve V dhe IV-III p.e.s dhe në veçanti në historinë e Epidamnit, si fqinjë dhe si pjesë e popullsisë së tij. Veçanërisht ata ndikuan në çështjet e konflikteve të brendshme midis aristokratëve dhe demokratëve.[16] [17] Dinastia taulantiane duket se ka arritur kulmin e saj gjatë sundimit të mbretit Glauku në vitet midis 335 dhe 302 p.e.s. [18] [19] [20]
Sipas një numri studiuesish modernë, dinastia e Bardhylit, dinastia e parë e vërtetuar dardane, në fakt, ishte dinasti dasaretiane. [21] [22] [23] [24] Nga ana tjetër ekziston edhe një rindërtim tjetër historik që e konsideron Bardhylin një sundimtar dardan, i cili gjatë zgjerimit të sundimit të tij përfshiu edhe rajonin e dasaretëve në kuadër të mbretërisë së tij, por ky interpretim është kundërshtuar nga ata historianë të cilët e konsiderojnë Dardaninë shumë të largët në veri për ngjarjet që përfshijnë mbretin ilir Bardhyli dhe dinastinë e tij. [25] [26] [27] [28] [29] [30]
Pasi Filipi II i Maqedonisë mundi Bardhylin (358 p.e.s.), grabët nën udhëheqjen e Grabit u bënë shteti më i fortë në Iliri. [31] Filipi II gjatë luftës me ilirët vrau rreth 7000 ilirë në një fitore të madhe dhe aneksoi territorin deri në Liqenin e Ohrit. Më pas, Filipi II reduktoi territorin e grabëve dhe më pas u drejtzua kah ardianët, mundi triballët (339 p.e.s. ) dhe luftoi me Pleurin (337 p.e.s.). [32]
Në kohën e mbretërve Pleurati dhe më vonë Agroni, ardianët zhvilluan fuqinë e tyre detare dhe qendra e gravitetit të shtetit brenda disa dekadave u zhvendos përgjithmonë nga brendësia kontinentale në brigjet e Adriatikut. Pas vdekjes se Pleuratit në vitin 250 p.e.s. erdhi në fron i biri i tij, Agroni, i cili sundoi për 20 vjet. Agroni shfrytëzoi rënien e Epirit pas vdekjes së Pirros dhe pasardhësve të tij. Ai më vonë pushtoi pjesë të Epirit, Korfuzit, Durrësit dhe Hvarit një nga një ku edhe vendosi vartësit e tij. Nën emrin e tij, Hvari u sundua nga Dhimitër Hvari, i cili më vonë, në konfliktin midis romakëve dhe ilirëve, do të tradhtonte Mbretëreshën Teuta, gruan e dytë të Agronit dhe do të bëhej vasal romak. Nga të gjitha dinastitë tjera, kjo ishte dinastia më e fuqishme e cila drejtoi shtetin ilir në histori. [33]
Pas vdekjes së Agronit në krye të shtetit erdhi gruaja e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politikën e jashtme të shtetit ilir. Duke mbajtur aleancën me Maqedoninë, Teuta në vitin 230 p.e.s. nisi kundër Epirit ushtrinë dhe flotën Ilire. Ekspedita përfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri në varësinë e Mbretërisë ilire. Në vitin 229 p.e.s. Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenëse Dyrrahu dhe Visa rezistuan, flota ilire nën komandën e Dhimitër Farit iu drejtua Korkyrës dhe pasi shpartalloi flotën greke, e pushtoi atë. Këto fitore e bënë Mbretërinë ilire një nga fuqitë më të mëdha të pellgut të Mesdheut.
Në vitin 229 p.e.s. filloi konflikti mes Mbretërisë ilire dhe Perandorisë romake në kohën e Mbretëreshës Teuta. Pas një dekade (220 - 219 p.e.s.) u zhvillua lufta e dytë iliro - romake e nisur nga Dhimitër Fari dhe e përfunduar nga Skerdilaidi. Pesë dekada më vonë (170 - 167 p.e.s.) zhvillohet lufta e tretë iliro - romake e ku u dallua sidomos mbreti ilir Genti. Kjo luftë përfundoi me thyerjen e plotë të ushtrisë ilire, ndërsa Genti u dorëzua me gjithë familjen dhe u dërgua si rob në Romë. (Varri i tij ndodhet në Gubio - Itali). [34]
Pas Gentit në skenën politike ilire paraqitet mbreti Ballai i cili sundoi deri në vitin 135 p.e.s. Si duket në kohën e sundimit të tij territori i shtetit ilir është ngushtuar dukshëm pasi që mbretin Ballai e njohim kryesisht përmes monedhave të tij të prera në Korkura dhe Risan. Me këtë edhe merr fund pavarësia politike dhe ekonomike e shtetit ilir.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.