From Wikipedia, the free encyclopedia
De bello Gallico ose Bellum Gallicum (e përkthyer shqip, Mbi luftën Gale) është një vepër e ushtarakut, shkrimarit dhe perandorit romak Cezari. Autori në këtë vepër përdor një stil që mund të merret si shembullor për thjeshtësi e qartësinë e gjuhës. Prezentimi i veprës është tërheqës dhe shquhet për përshkrimin plot gjallëri. Cezari në këtë vepër përshkruan luften gale por nuk mund të thuhet se e bën në mënyrë neutrale. Cezari, në këtë vepër, e prezanton luftën si një "bellum iustum", një luftë domosdoshme për tu mbrojtur nga rrezikshmëria e armikut.
Pjesa më interesante e kësaj vepre për ngjarjet në provincën Iliria është në librin e V ku ai tregon se si pas kuvendit në Gali, niset për në Iliri për shkak se kishte dëgjuar se pjesët kufitare të kësaj province po plaçkiteshin nga pirustët.
Në këtë vepër duket qarte vullneti i Cezarit të orientojë publikun në bindjet e tij duke dhënë iden e një pikëpamje neutrale. Kjo gjë u bë e mundur nga përdorimi i përemrit vetor te tretë (ai) për të treguar për veten, dhe e prezanton veten si arbitri i çdo konflikti, udhëheqës trim dhe një strateg i shkathët që zbret në fushën e betejës edhe në qoftë se rrezikon jetën.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.