From Wikipedia, the free encyclopedia
40.1981°N 19.6390°E Vargu detar, apo Mali i Kanalit, apo edhe Malësia e Vetëtimave është një vargmal bregdetar në jug te Shqipërisë. Ky vargmal shtrihet gjatë detit Jon, duke filluar nga Orikumi në veriperëndim e duke vazhduar për rreth 100km drejt juglindjes në drejtim të Sarandës dhe kështu në një farë mënyre janë malet që shoqërojnë rivierën shqiptare. Pjese me e ngritur e Vargut detar është Maja e Çikës (2045 m)[Anmerkung 1] dhe Maja e Qorres (2018 m).
Në lartësinë 1,027m, në Qafën e Llogarasë, malet ndahen në një varg perëndimor dhe një varg lindor. Vargu detar perëndimor është quajtur edhe Malësia Akrokeraune. Në terma gjeologjike, gadishulli në veri pastaj i takon Karaburunit për të cilën ndan gjirin e Vlorë në drejtim të detit të hapur. Pjesa e vargmalit në jug të Llogorasë quhet Malet e Vetëtimes .
Përgjatë vargmalit rruga kalon dredha-dredha dhe lidh Vlorën me Sarandën. Rruga kalon nëpër Himarë dhe qytete të tjera bregdetare. Ajo arrin kulmin e kurrizit në Llogora. Pisha Flamur mund të shihet gjatë rrugës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Malësia Akrokeraune përmendet nga shkrimtarët e lashtë të tillë si Ptolemeu, Straboni dhe Pausania, të cilët përshkruajnë vendndodhjen e tij.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.