Remove ads

Magdeburg është kryeqyteti i landit Sachsen-Anhalt dhe qyteti i dytë më imadh i tij. Magdeburg ndodhet pranë lumit Elba dhe ishte një nga qytetet më të rëndësishme mesjetare të Europës.

Fakte të shpejta Magdeburg Magdeburg, Popullsia ...
Magdeburg
Magdeburg
Thumb
Popullsia
  Gjithsej(2.014) 232,306
{{{postal_code_type}}}
39104–39130
TargatMD
Faqja zyrtarewww.magdeburg.de
Mbylle

Perandori Otto I, Perandori i parë i Shenjtë Romak, themeluesi i Kryepeshkopatës së Magdeburgut, u varros në katedralen e qytetit pas vdekjes së tij. Versioni i Magdeburgut i ligjit gjerman të qytetit, i njohur si të drejtat e Magdeburgut, u përhap në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Qyteti është gjithashtu i njohur edhe për Grabitjen e Magdeburgut të vitit 1631, e cila forcoi rezistencën protestante gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Para saj Magdeburgu ishte një nga qytetet më të mëdha gjermane dhe një anëtar i lavdishëm i Lidhjes Hanseatike. Magdeburg u shkatërrua dy herë në historinë e tij.

Në Magdeburg ka dy universitete, Universiteti Otto-von-Guericke dhe Universiteti Magdeburg-Stendal i Shkencave të Aplikuara.

Në ditët e sotme Magdeburgu është një kryqëzim trafiku, si dhe një qendër industriale dhe tregtare. Prodhimi i produkteve kimike, çeliku, letra dhe tekstilet janë të një rëndësie të veçantë ekonomike, së bashku me inxhinierinë mekanike dhe inxhinierinë bimore, ekoteknologjinë dhe menaxhimin e ciklit të jetës, menaxhimin shëndetësor dhe logjistikën.

Në vitin 2005 Magdeburg festoi përvjetorin e tij të 1200-të. Në qershor të vitit 2013 Magdeburg u godit nga përmbytje rekord.

Remove ads

Historia

Vitet e hershme

Magdeburgu u themelua nga Karli i Madh në vitin 805 si Magadoburg (emër që vjen ndoshta nga magado Gjermanishtja e Vjetër, i madhërishëm dhe Burga për fortesë, qyteti u fortifikua në vitin 919 nga Mbreti Henry I Fowler kundër Hungarezëve dhe sllavëve. Në vitin 929 qyteti i kaloi vajzës së Eduardit të Vjetrit, Edith, me anë të martesës së saj me djalin e Henrit, Otto I, si një Morgengabe - një dhuratë gjermanike zakonore dhuruar nuses së re nga dhëndëri dhe familja e tij pas natën e dasmës. Edith e donte qytetin dhe shpesh jetonte atje. Kur vdiq ajo u varros në varrezën e Manastirit benediktin të Shën Maurice, rindërtuar më vonë si katedrale. Në vitin 937, Magdeburgu ishte selia e një asambleje mbretërore. Otto I vizitonte në mënyrë të përsëritur Magdeburgun dhe u varros edhe ai në katedrale. Ai i dha Manastirit të drejtën për të marrë ardhura nga të dhjetat ndryshme dhe puna angari nga fshatrat përreth.

Remove ads

Gjeografia

Demografia

Ekonomia

Kultura

Politika

Shih edhe

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.

Remove ads