From Wikipedia, the free encyclopedia
Pantherinae[1] është një nënfamilje e familjes Felidae. Herën e parë u përshkrua nga Reginald Innes Pocock në vitin 1917.[2]
Pantherinae[1] | |
---|---|
Nënfamilja Pantherinae (nga e majta): jaguari, leopardi, luani, tigri, leopardi i dëborës dhe leopardi me re | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Klasa: | Mammalia |
Rendi: | Carnivora |
Nënrendi: | Feliformia |
Familja: | Felidae |
Nënfamija: | Pantherinae Pocock, 1917 |
Gjinitë | |
Pocock e definon këtë nënfamilje duke përfshirë gjinitë Panthera dhe Neofelis:[3]
Divergjenca e Pantherinave nga Felinae është vlerësuar të ketë ndodhur midis gjashtë dhe dhjetë milionë vjet më parë. Analiza e ADN-së sugjeron që leopardi i dëborës (Uncia uncia) është bazë për të gjithë Pantherinët dhe duhet të quhet Panthera uncia. Ekzistojnë gjithashtu prova të shënuesve të dallueshëm për gjenomin mitokondriale për Felidae.[4][6]
Rezultatet e një studimi të bazuar në ADN inidike se Panthera tigris u degëzua i pari pasuar nga; P. onca, P. leo, pastaj P. pardus dhe P. uncia. [7]
Të gjitha macet e mëdha kanë në gëzof në vende të caktuara njolla, edhe atëherë kur në shikim të parë nuk janë të dukshme. Janë shumë të dukshme tek leopardi, leopardi i dëborës dhe jaguari, ndërsa tek tigri vijat në fakt janë njollat të zgjatuara. Njollat nuk janë të dukshme tek luani i rritur, por janë të dukshme tek këlyshët. Anëtarët e gjini Neofelis në gëzof kanë njolla të mëdha, që për shkak të formës quhen "re".
Macet e mëdha dallohen nga macet e vogla edhe në strukturën e kockës së gjuhës. Ajo është e përbërë nga kocka të vogla që shërbejnë si një "kllapë" e muskullit të gjuhës në fytin e maces. Me ndihmën e interkonjeksioneve elastike, macet e mëdha mund të rrisë sasisë e ajrit të marrur dhe kështu mund të krijojnë një tingull që është tipik për ta, e që quhet "ulërimë".
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.