Luigi Pirandello, Luixhi Pirandelo (28 qershor 1867, Agrixhento, Itali, - 10 dhjetor 1936 Romë, Itali) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe poet italian. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1934.

Fakte të shpejta Luigi Pirandello, U lind më ...
Luigi Pirandello
Thumb
U lind më28 qershor 1867
Agrixhento, Italia Italia
Vdiq më10 dhjetor 1936
Romë, Italia Italia
KombësiaItalian
Gjinitë letrareTeatër, Poezi, Prozë
Mbylle

Biografia

Pirandello, me prejardhje nga një familje e mirëqenë borgjeze, u lind në fshatin Kaos në rrethinat e Agrixhentos (një qytet në Sicilinë jugore) të Italisë. Ashtu siç ka rrëfyer shpesh ne librat e tij, ka pasur një fëmijëri jo te lehtë për shkak te vështirësisë për te komunikuar me të rriturit. Vuante dhe nga pagjumësia. Pasi kreu studimet ne vendlindje, vazhdoi studimet universitare në Palermo dhe pastaj në Romë, dega filologji romane, studime që arriti ti përfundonte vetëm në BonnGjermani-së[1].

Suksesi

Kurorëzimi i Pirandellos si shkrimtar i mirëfillte erdhi bashkë me romanin e tij të parë, "Qe Mattia Paskal", i publikuar në 1904. Edhe pse kritika letrare nuk i dha shumë hapësirë, publiku e priti mirë shkrimtarin dhe vlerësoi filozofinë e tij të "maskave", e cila do ta shoqëroje gjatë gjithë veprave.

Në vitet pas 1922 i dedikohet edhe teatrit, gjithmonë ne gërshetim me një ironi të hollë dhe një pështjellim i sjelljes së njeriut, ne kërkim të së vërtetës kaq relative dhe personale.

Luixhi Pirandelo mori Çmimin Nobel në Letërsi në 1934, për "Rinovim të guximshëm e të shkëlqyer të dramës". Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në gjuhën siciliane. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe - fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd.

Vdiq në 1936-n në Romë.

Veprat

Novela

  • 1902 : Il turno (The Turn)
  • 1904 : Il fu Mattia Pascal (The Late Mattia Pascal)
  • 1908 : L'esclusa (The Excluded Woman)
  • 1911 : Suo marito (Her Husband)
  • 1913 : I vecchi e i giovani (The Old and the Young)
  • 1925 : Quaderni di Serafino Gubbio (Serafino Gubbio's Journals)
  • 1926 : Uno, nessuno e centomila (One, No one and One Hundred Thousand)

Poezi

  • 1889 : Mal giocondo (Playful Evil)
  • 1891 : Pasqua di Gea (Easter of Gea)
  • 1894 : Pier Gudrò, 1809–1892
  • 1895 : Elegie renane, 1889–90 (Rheinland Elegies)
  • 1901 : Zampogna (The Bagpipe)
  • 1909 : Scamandro
  • 1912 : Fuori di chiave (Out of Tune)

Referimet

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.