Lugthi, lukthi ose stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë dhe si pika fiksimi të tij. Bashkimi gastroezofageal ndodhet majtas vertebrës së 10-të torakale, afërsisht 2 cm poshtë diafragmës, ndërsa bashkimi gastroduodenal bëhet në nivel të vertebrës lumbare, pak djathtas linjës mediane.
Madhësia dhe forma e lugthit ndryshojnë në varësi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar lugthi është 25 cm i gjate, 10-12 cm i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i lugthit lëkundet midis 1-1.5 litra.
Lugthi është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizimin e tij edhe kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Gastrica dextra et sinistra, gastroepiploica dextra et sinistra dhe gastricae breves janë arteriet kryesore të lugthit. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të lugthit. Lugthi ka 7 lloje i brendshem,i jashtem,i mberthyer,i zberthyer,i futur,i nxjerrur,i kerrysur
Pjesët e Lukthit
Lukthi është i përbërë prej tre pjesëve : pjesa e sipërme , pjesa qendrore dhe pjesa e poshtme(mbarimi) .
- Pjesa e sipërme ose pjesa kardiale është pjesa ku lukthi lidhet me kapërciellin dhe ndërmjet lukthit dhe kapërcellit ka një sfinker të vogël kardial i cili nuk e lejon ushqimin të kthehet lart.
- Pjesa qendrore ka shumë gjëndra të cilat janë të mëdha dhe përbëhen prej tre lloje qelizash prej të cilave taiten prodhime të ndryshme.
- Në qelizat që taitet acidklorhidrik
- Në qelizat kryesore taiten enzimet
- Në qelizat e rralla taitet jargë
- Pjesa e poshtme ose piloriumi pjesa ku lukthi lidhet me zorrën 12 gishtore ,ndërmjet lukthit dhe zorrës të hollë ka një sfinker pirolalin i cili ka rëndësi për shpejtësi të kalimit të ushqimit dhe dalja e ushqimit në mënyrë të kordinuar.
Sfinker në këtë rast përkufizohet si çelje.
Gjëndrat
Lukthi ka disa gjëndra të cilat prodhojnë produkte të cilat ndihmojë në zbërthimin e ushqimit, këto gjëndra bëjnë pjesë në tipin tubulor.Si më të përhapura ose kryesore janë gjëndrat gastroike ,gjëndrat pilorike si dhe gjëndrat kardiale .
Gjëndrat gastroike
Gjëndrat pilorike
Gjëndra kardiale
Mbeshtjellsja seroze e stomakut (peritoneum) I mbulon te dy faqet e lukthit duke formuar ne laqet e tij dy duplikatura (omentum majus)-ne lakun e madh dhe (omentum minus)-ne lakun e vogel).
Muri I lukthit ka musculature te lemuar, ten dare ne tri shtresa:
· Shtresa e jashtme me muskuj longitudinale;
· Shtresa e mesme me muskuj rrethore
· Shtresa e mbrenshme me fije muskulore te pjerrta
Ne anan e mbrenshme lukthi eshte I mveshur me mukoze te trashe e cila eshte e ndare ne fusha gastrike, ku hapen kanalet e gjendrave te lukthit. Ne lartesi te lakut te vogel mukoza formon pale qe percjellin rrjedhen e lakut dhe formojne rugen e shkurter neper te cilin rrjedhin lengjet drejtpersedrejti ne (pillorus) ku lukthi eshte I mbushur me ushqim. Ne murin e lukthit gjejme dy gersheta nervore vegjetative (gersheta muskulore dhe ajo submukoza), me fije nervore simpatike she parasimpatike (nga nervus vagus)
Lëngu lukthor
Pjesa më e madhe eshte acidi klorhidrik -,acid shume i fuqishem i cili e ben tretjen e ushqimit,perveq keti lengu kemi edhe gastrinen qe eshte shume i rendesishem,kto lengje prodhohen nga mukoza e lukthin gjate marrjes se ushqimit qe ta mundesojn tretje e ushqimit Në lukth tajitet lëngu i lukthit i cili përbëhet nga:
acidi klorhidrik (HCl) - i cili parandalon tretjen e sheqerit në lukth, krijon pH optimale për veprim 1-1.5 dhe zhduk bakteret e ardhura me fazën e gëlltitjes. Mucina - lag ushqimin dhe e kthen në Himus Fermentet: Proteaza, Libofermentet Kripërat minerale. Me kalimin e një pjese të vogël të ushqimit në duodenum fillon zbrazja e lukthit.
Rregullimi i taitjes të lëngut lukthor
Shiko edhe
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.