From Wikipedia, the free encyclopedia
Beteja e Gjormit ishte një betejë mes forcave shqiptare të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër Mbretërisë së Italisë. Beteja u zhvillua më 1–2 janar, 1943, në zonat e Gjormit, Vranishtit, Dukatit, Tragjasit dhe Tërbaçit në rajonin e Mallakastrës, në jug-perëndim të Shqipërisë.[1]
Beteja e Gjormit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Rezistenca shqiptare në LDB | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Balli Kombëtar Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar vullnetarë nga Vlora | Mbretëria e Italisë | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Hysni Lepenica Skënder Muço Mehmet Shehu | Franco Clementi † | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
fillimisht 1,600 trupa të Ballit Kombëtar në fund 2,200 trupa |
fillimisht 2,000 troops në fund 5,600 trupa 5 topa tanke | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
shumë pak |
186 të vrarë qindra të plagosur 80 rob lufte 2 tanke 29 armë automatike 3 topa |
Pas pushtimitit të Mbretërisë së Shqipërisë nga Mbretërisë së Italisë në vitin 1939, u foruan disa grupe të rezistencës. Më të rëndësishmit nga këto grupe ishin Balli Kombëtar, i formuar nga Mit'hat Frashëri e Ali Këlcyra si dhe Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, i cili më vonë u kthye në grup komunist të udhëhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.
Dukati dhe Gjormi u kthyen në dy nga qendrat e Ballit Kombëtar, forcat e të cilit në këtë zonë udhëhiqeshin nga Hysni Lepenica, komandant ushtarak dhe Skënder Muço, një avokat i shquar nga Tragjasi.[2] Mehmet Shehu, një komandant i Frontit Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, krijoi një njësit partizan në Mallakastër.[1]
Duke filluar nga mesi i vitit 1942, kishte sulme të shpeshta kundër trupave italiane që gjendeshin në atë zonë. Në nëntor 1942, këto sulme u shtuan. Komandanti i trupave italiane në këtë zonë të armatosura rëndë e të cilët fillimisht numëronin 2000 ushtarë, ishte kolonel Franco Clementi.[1] Gjithashtu në krahun e italianëve ishte një njësi milicësh dibranë komanduar nga Halil Alia[3].
Beteja nisi më 31 dhjetor 1942 në orën 23.30, kur u dha sinjali i sulmit mbi njësitë dibrane[3].
Beteja kryesore, e cila zgjati 36 orë, u zhvillua më 1–2 janar, 1943. Njësitë shqiptare u mbështetën gjatë betejës nga 300 vullnetarë të zonës.[1] Gjatë betejës, ushtria italiane përdori tanqe, topa dhe shumë armë automatike.
Beteja përfundoi me humbje vendimtare të italianëve, të cilët u shpartalluan plotësisht dhe kontrollin e morrën shqiptarët. Në total u vranë 186 ushtarë dhe oficerë italianë, duke përfshirë komandantin e trupave italiane, Kolonel Clementi, me qindra të tjerë u plagosën ndërsa 80 u zunë rob lufte. Tanket italiane u shkatërruan, ndërsa pajisjet ushtatrake që ranë në duar të shqiptarëve përfshinin 3 topa, 29 armë automatike, sasi të mëdha municioni dhe qindra pushkë.[1]
Pasi u thye në fushën e betejës, ushtria italiane e ndërmori raprezaljeve kundër civilëve të pesë fshatrave Dukat, Gjorm, Tërbaç, Tragjas dhe Vranisht. Forca ajrore italiane i bombarduan fshatrat. Gjatë këtyre sulmeve pati shumë viktima civile, duke përfshirë edhe kryekomunarin e Dukatit, Shukri Cane. Ndaj Gjormit u krye edhe një tjetër ekspeditë ndëshkuese.[1]
Një pikturë e vitit 1981 nga Fatmir Haxhiu, me titull Lufta e Gjormit, përkujton Betejën e Gjormit. Piktura ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.