Llazi Sërbo

aktor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Llazi Sërbo

Llazi Sërbo (Korçë, 9 mars 1945 - 13 shtator 2010) ka qenë aktor shqipar.

Fakte të shpejta U lind në, Vdiq ...
Llazi Sërbo
Thumb
U lind në9 mars 1945
Vdiq13 shtator 2010
Kombësiashqiptar
Shtetësiashqiptar
Profesioniaktor
TitulliArtist i Popullit
Mbylle

Jeta

Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1987 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios "Shqipëria e Re". Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi "Bardhësi" me regji nga Besim Kurti në vitin 1986. Në vitin 1991, ai do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit "Kush e solli Doruntinën" bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare ( Nder i Kombit).


Kinematografia

Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin "Yjet e netëve të gjata", më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin "Operacioni "zjarri"" në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi " Gracka" në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj.

Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.

Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm.

Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë "Artist i Popullit".

Filmografia

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.