botanist, mjek, dhe zoolog suedez From Wikipedia, the free encyclopedia
Karl Lineu (suedisht: Carl Linnaeus dhe Carl von Linné;[1][2][3] 23 maj 1707 – 10 janar 1778) ishte një botanist, mjek, dhe zoolog suedez, i cili formalizoi sistemin bashkëkohor të emërtimit të organizmave, të njohur si nomeklatura binomiale. Është i njohur me epitetin "babai i taksonomisë bashkëkohore".[4] Shumë nga shkrimet e tij ishin në gjuhën latine, dhe emri i tij në gjuhën latine është Carolus Linnæus (pas vitin 1761 Carolus a Linné).
Carl Linnaeus (Carl von Linné) | |
---|---|
U lind në | 23 maj, 1707 |
Vdiq | 10 janar 1778 (70 vjet) Danmark, komuna Uppsala, Suedi |
Vendi i prehjes | Katedralja Uppsala |
Kombësia | Suedez |
Shkollimi |
|
Bashkëshorti/ja | Sara Elisabeth Moræa (m. 1739) |
Fëmijë | 7 |
Nënshkrimi | |
Lineu lindi në Råshult, në provincën e Smålandit, në jug të Suedisë. Shumicën e arsimit të lartë e morri në Universitetin e Uppsalës, dhe filloi të jap leksione botanike aty në vitin 1730. Ai jetoi jashtë vendit mes viteve 1735 dhe 1738, ku studioi dhe botoi botimin e parë të veprës së tij Systema Naturae në Holandë. Ai pastaj u kthye në Suedi, ku u bë profesor i mjekësisë dhe botanikës në Uppsala. Në vitet 1740, ai shkoi në disa udhëtime nëpër Suedi për të gjetur dhe klasifikuar bimë dhe kafshë. Në vitet 1750 dhe 1760, ai vazhdoi të mbledhë dhe të klasifikoj kafshë, bimë dhe minerale, dhe botoi disa vëllime. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte një nga shkencëtarët më të mirënjohur në Evropë.
Filozof zviceran Zhan Zhak Ruso dërgoi këtë mesazh: "I thoni atij se unë nuk di njeri më të madh në tokë."[5] Shkrimtari gjerman Johan Volfgang Gëte shkroi: "Me përjashtim të Shekspirit dhe Spinozës, unë nuk njoh askënd në mesin e atyre që nuk jetojnë, i cili më ka ndikuar më fortësisht."[5] Autori suedez August Strindberg shkroi: "Lineu ishte në të vërtetë një poet, që ndodhi të bëhet një natyralist".[6] Ndër komplimentet tjera, Lineu është quajtur Princeps botanicorum (Princi i Botanistëve), "Plini i Veriut" dhe "Adem i Dytë".[7] Ai konsiderohet edhe si një nga themeluesit e ekologjisë moderne.[8]
Në botanikë dhe zoologji, shkurtesa L. përdoret për të treguar Lineut si autoritetin për emrin e një specieje.[9] Në botimet më të vjetra, shkurtesa "Linn". gjendet. Mbetjet e Lineut përbëjnë lloji ekzemplar për speciet Homo sapiens sipas Kodit Ndërkombëtar të Nomenklaturës Zoologjike, pasi ekzemplari i vetëm që ai dihet se ka ekzaminuar ishte ai vetë.[note 1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.