komunë në Austri From Wikipedia, the free encyclopedia
Linz është qyteti i tretë më i madh i Austrisë dhe kryeqytet i shtetit të Austrisë Sipërme (gjermanisht: Oberösterreich). Ai ndodhet në veri të Austrisë, rreth 30 km (19 mi) në jug të kufirit çek, në të dy anët e lumit Danub. Popullsia e qytetit është 189.367 banorë.
Linc | |
qytet | |
Administrimi | |
Shteti | Austria e Sipërme, Austri |
Rrethi | 0732, 070 |
Statistika | |
Popullsia -dendësia | 212.538 banorë 2.103 banorë/km² |
Sipërfaqja | 90 km² |
Prefiksi telefonik | 803 |
Faqja zyrtare | www.linz.at |
Qeverisja | |
Kryetari i Bashkisë | Franz Dobusch |
Qyteti u themelua nga romakët, të cilët e quajtën atë Lentia. Për herë të parë emri Linz është regjistruar në vitin 799, pasi Bavarezet u zgjeruan në jug dhe Linz u bë një qendër e tregtisë.
Linz ishte një qytet provincial dhe vendor i Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe një pikë e rëndësishme tregtare që lidhte rrugët në të dyja anët e lumit Danub nga Lindja në Perëndim dhe Boheminë dhe Poloninë në veri me Ballkanin dhe Italinë në jug. Duke qenë qytet ku perandori Habsburg Friedrich III kaloi vitet e tij të fundit, ai ishte, për një periudhë të shkurtër kohe, qyteti më i rëndësishëm i perandorisë. Ai humbi statusin e tij ndaj Vjenës dhe Pragës pas vdekjes së perandorit në 1493.
Një banor i rëndësishëm i qytetit ishte Johannes Kepler, i cili kaloi disa vjet të jetës së tij duke dhënë mësimin e matematikës në qytet. Ai zbuloi, më 15 maj 1618, Ligjin e lëvizjes planetare. Universiteti lokal publik, quhet Universiteti Johannes Kepler pë nder të tij.
Një tjetër qytetar i famshëm ishte Anton Bruckner, i cili i kaloi vitet midis 1855 dhe 1868 duke punuar si një kompozitor lokal dhe organist kishe në qytet. Salla lokale e koncerteve "Brucknerhaus" dhe një universitet privat muzike dhe artesh janë emëruar për nder të tij.
Linz ishte një vend kyç në Luftën Civile austriake. Më 12 shkurt 1934 policia arriti në Shif Hotel për të kërkuar për armë. Ky ishte një institucion i madh për partinë politike SDAPÖ dhe forcat e tyre paraushtarake të Schutzbund-it.
Pas luftës, Danubi lumi që kalon nëpër Linz, shërbeu si kufi midis trupave pushtuese ruse dhe amerikane. Ura Nibelungen mbi lumin Danub që çon në Hauptplatz (sheshi kryesor) ishte në atë kohë versioni Linz i pikës së kontrollit Çarli të Murit të Berlinit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.