Kronologjia e historisë së Kosovës është një renditje e ngjarjeve më të rëndësishme historike në mënyrë kronologjike, që nga kohët më të hershme e deri më sot, një listë datash dhe ngjarjesh nga historia e Kosovës.
- VI - V p.e.s. shfaqet aristokracia finore dhe zhvillimi paraurban i dardanëve. [1]
- IV p.e.s. paraqiten qendrat e para urbane dhe zejtaria e organizimi politik i Mbretërisë Dardane. [1]
- 179 - 175 p.e.s. zhvillohet Lufta dardano-bastarne. [2]
- 75 - 73 p.e.s. zhvillohet Lufta dardano-romake e njohur edhe si Bellum Dardanicum. [3]
- VI e. s. zona e Kosovës së sotme kaloi nën sundimin e Bizantit [1]
- VII - Sllavët arritën në zonën e Kosovës së sotme [2]
- 1180 - Në zonën kufitare me Kosovën u themelua Serbia. [2]
- 28 qershor 1389 zhvillohet Beteja e Kosovës, pas së cilës zona e Kosovës së sotme ra nën sundimin turk. [4]
- Shekulli 15-të - turqit bënë regjistrimin kadastral të popullsisë së Kosovës. [2]
- 1689 - Ushtria austriake arriti në zonën e Kosovës së sotme, dhe qëndroi në këtë zonë për një vit [2]
- 1878 - në qytetin e Prizrenit themelohet Lidhja e Prizrenit.[5]
- 1880 Lidhja e Prizrenit kërkon themelimin e një shteti autonom dhe shpallet si qeveri e përkohshme.
- 1881 Shuarja e veprimtarisë së Lidhjes së Prizrenit dhe ripushtimi i këtyre territoreve nga osmanët
- 1909 - 1912 Lidhja Kombëtare Shqiptare ia arrin që tërë territorin e Kosovës dhe Shkupin të fus nën kontrollin e vet.
- 1912, bëhet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë[6] ndërsa Kosova pushtohet nga Serbia.
- 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër e njohur për kosovarët si Konferenca e Londrës e njeh shtetin shqiptar mirëpo nuk e pranon më tepër se gjysmën e territoreve të tyre si pjesë e shtetit shqiptar.
- 1918 Territori i Kosovës me Traktatin e Shën Stefanit "i bie hise" Serbisë si pjesë e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene (më vonë Mbretëria Jugosllave)[7]
- 1931 Nxjerrja e ligjit për kolonizimin e Kosovës e bënë zyrtare politikën kolonizuese serbe në Kosovë e cila vazhdon përgjatë tërë kohës së luftës dhe pas luftës.
- 1937 Akademia e Shkencave në Serbi në krye me Vasa Çubriloviqin paraqesin Memorandumin e tyre "Shpërngulja e Shqiptarëve" . Memorandum i cili fillon të realizohet me planin për transferimet masive të shqiptarëve në Turqi.
- 1938 Nënshkrimi i një marrëveshje në mes të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Turqisë e cila parashihte transferimin e 40,000 familjeve shqiptare brenda 8 viteve nga Kosova dhe tokat veriore shqiptare në Turqi.
- 1941 - Kosova u bë pjesë e Shqipërisë.
- 1942 themelohet Komanda Qendrore e Kosovës, e cila kah fundi i këtij viti transformohet në një komandë operacionale/territoriale e radhitur si pjesë e Komandës Qendrore të Jugosllavisë.
- 1943 - 1945 Konferenca e themelimit të Këshillit Çlirimit Kombëtar në Bujan e cila ka për qëllim sigurimin e së drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje deri në secesion.
- 1945 Kryengritja kombëtare, e udhëhequr nga Shaban Polluzha dhe shuarja e përgjakshme e saj nga forcat e armatosura të Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë. Pas kësaj në territorin e Kosovës vendoset regjimi ushtarak i përcjellur me varje nga gjyqet ushtarake dhe pushkatime masive publike.
- 1945 - Kosova përsëri ishte brenda kufijve të Jugosllavisë [8]
- 1955 - 1956 Vala e terrorit mbi popullsinë shqiptare me qëllim të përshpejtimit të shpërnguljes së paraparë nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave në Beograd.
- 1965 - Kosova u bë një Krahinë autonome në Jugosllavi.
- 1974 më 28 shkurt aprovohet Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës si pjesë konstituive e Federatës jugosllave dhe njëkohësisht pjesë përbërëse e Serbisë[9]
- 1981 - Më 1 prill rreth 25,000 demonstrues kërkojnë që Krahina Socialiste Autonome e Kosovës të bëhet republikë në kuadër të Jugosllavisë në vend se të mbetet krahinë autonome. Më 2 prill Presidenca çon forca speciale për të ndalur demonstratat dhe shpall gjendje të jashtëzakonshme, e cila zgjatë 7 ditë [10] dhe ku vriten 9 veta dhe lëndohen përmbi 250 të tjerë.[11]
- Shkurt 1990 – si rezultat i konflikteve ndërmjet shqiptarëve etnikë, policisë dhe pakicës serbe, u vendos gjendja e jashtëzakonshme [3]
- Korrik 1990 - qeveria dhe parlamenti u shpërndanë [3]
- 7 shtator 1990 - Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë [2]
- Shtator 1990 – Serbia hoqi zyrtarisht autonominë e Kosovës [3]
- 1991 – Shqiptarët në Kosovë votuan për pavarësinë në referendum [1]
- 1992 – Shqiptarët në Kosovë zgjodhën parlamentin dhe presidentin. [1]
- Verë 1998 - shpërtheu Lufta e Kosovës [1]
- Tetor 1998 - Diplomati amerikan R. Holbrooke dhe presidenti jugosllav S. Milosheviq negociuan një ndërprerje të luftimeve [1]
- Shkurt-Mars 1999 – U zhvilluan bisedimet shqiptaro-serbe në Rambuje dhe Paris [1]
- 24 mars 1999 - NATO filloi sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake dhe strategjike në Jugosllavi [1]
- Maj 1999 - grupi G8 zhvilloi një marrëveshje për Kosovën [1]
- 3 qershor 1999 - qeveria e Jugosllavisë pranoi marrëveshjen [1]
- 10 qershor 1999 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për Kosovën [1]
- 11 qershor 1999 - trupat jugosllave filluan të tërhiqen nga Kosova [1]
- Qershor 1999 – disa qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga serbët u kthyen në Kosovë [1]
- 2001 – zgjedhjet parlamentare u mbajtën nën mbikëqyrjen e OKB -së, partitë shqiptare fituan pothuajse 90% të votave [3]
- Mars 2004 - si pasojë e vdekjes së tre fëmijëve shqiptarë, shpërthejnë trazirat qytetare ku si pasojë e trazirave u vranë 28 persona dhe u plagosën rreth 600 [3]
- 2004 – u mbajtën zgjedhjet parlamentare [1]
- 20 shkurt 2006 – bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve u zhvilluan në Vjenë [4]
- 17 shkurt 2008 - Kosova shpalli pavarësinë e saj [5]
- 22 korrik 2010 - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë publikoi Vendimin për Kosovën sipas së cilës vlerësohet se " Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur asnjë nen të së drejtës nderkombetare".[12][13]