From Wikipedia, the free encyclopedia
Kometa Hyakutake (shifra ufiqale C/1996 B2) është një kometë e cila u zbulua në janar të vitit 1996. Kjo kometë kaloi shumë afër Tokës në mars të po këti viti. Edhe kjo kometë bënë pjesë në listën Kometat e mëdha si dhe specifikohet edhe me emrin: Kometa e Madhe e vitit 1996. Ky trup qiellor definohet si trupi që iu afrua më së afërmi Tokës në 200 vitet e fundit, edhe kjo kometë shihej me sy pa nevojën e ndonjë teleskopi apo dylbive, dhe miliona njerëz e vështruan në tërë botën, pasi që dukej e mrekullueshme dhe ndriçuese në netët e errta e të kthjellëta.
Kometa tërhoqi me vete një popullaritet dhe një vështrim të madh që paksa e zbehi interesimin për kometën Hale-Bopp e cila në po këtë vit afrohej në Sistemin diellor. Hyakutake arriti kulmin e ndriqueshmëris vetëm për pak ditë.
Hyakutake solli edhe disa risi për astronomët që e vështronin. Ajo më e rëndësishmja që zbuluan astronomët nga kjo komet ishin të ashtu quajturat rrezet X ishte hera e par që u indedifikuan këto rreze në një trup komete.
Kur sonda spaciale Ulysses e përshkoi bishtin e kësaj komete, ndodhi edhe një e pa pritur, bishti i saj doli më i gjati nga të gjitha kometat që i njeh bota deri më tani me një gjatësi prej 500 milion kilometra të joneve nukleare.
Hyakutake është një komet periodikisht shum e gjatë. Kjo mendohet se kishte kaluar edhe më parë në sistemin tonë Diellor, që thuhet se periodi i saj orbital është rreth 15 000 vjet, por influenza e saj gravitacionale të gazërave gjigande e rritë këtë tez në 72 000 vjet.
Kometa ishte zbuluar më 30 janar 1996 nga astronomi japonez Yuji Hyakutake. Me vite ishte vu në gjueti për të zbuluar kometa dhe kështu u transferua në Kagoshima sepse ishte një vend rural më i mir për këndvështrim. Në këtë mënyr filloi vështrimi i tij me dylbi dhe me teleskop në netët e errëta.
Hyakutake kishte zbuluar pak javë më parë edhe një kometë, atë: C/1995 Y1 mirpo që nuk ishte e dukshme për syrin e njeriut pa anën e teleskopit. Po në atë drejtim Hyakutake e sheh një trup tjetër qiellor e që fillimisht mendon se ishte ai i pari. Dhe për t`i larguar dyshimet që kishte, mëngjesin e ardhshëm drejtohet tek Qendra Astronomike e Japonis. Pak më vonë zbulimi u konfirmua nga mbikqyrsit e po kësaj qendre.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.