From Wikipedia, the free encyclopedia
Kodra e Stanicës (shqip: Kodra e Stanicës) është një maje mali në Kosovë. Ajo është e vendosur në pjesën veriore të vendit, 20 km në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Lartësia e Kodrës së Stanicës është 1,086 metra mbi nivelin e detit, ose 388 metra mbi terrenin përreth. Baza e saj është 22.5 milje. Kodra e Stanices është pjesë e Malit Çyçavica. [1] [2]
Relievi përreth Kodrës së Stanices është i ndryshëm dhe ajo paraqet pikën më të lartë të zonës përreth saj. Zona përreth Cycavicës është relativisht e populluar, me 222 banorë për kilometër katror. Qytetet më të afërta janë: Vushtrria, Kastrioti, Fushë Kosova, Prishtina, Drenasi, Skënderaj dhe Mitrovica. Bimësia përreth Kodrës së Stanicës është relativisht e zhvilluar në kodrat e afërta. Rajoni në fjalë është formacion kodrinoro - malor.
Temperatura mesatare është 12 °C. Muaji më i nxehtë është muaji korrik me 24 °C, dhe muaji dhjetor është muaji më i ftohtë me -3 °C. Reshjet mesatare të shiut 1,134 milimetra në vit. Muaji me të reshurat më të mëdha është muaji Maj, 143 milimetra shi dhe muaji më i thatë është muaji gusht me 25 milimetra shi. [3][4][5][6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.