Kopshti i fëmijëve (kindergarten) [1] është një institucion edukativ e arsimor parashkollor ku aktiviteti profesional mbështetet në lojën, këndimin, dhe aktivitetet praktike të fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e lehtësimit të kalimit nga shtëpiashkollë.

Thumb
Ndërtesa e kopshtit të parë të fëmijëve themeluar nga Friedrich Fröbel në Bad-Blankenburg (Sot Muzeu Friedrich Fröbel)
Thumb
Kopsht fëmijësh në Amsterdam - 1880, nga Max Liebermann

Historiku

Institucionet e para parashkollore fillimisht u krijuan në fund të shekullit XVIII në Bavari dhe Strasburg për t'u shërbyer fëmijëve, prindërit e të cilëve që të dy punonin jashtë shtëpisë. Kopshti i i parë i fëmijëve (Kindergarten) u themelua nga pedagogu gjerman Friedrich Fröbel, në vitin 1837 në Bad-Blankenburg të rajonit Schwarzburg-Rudolstadt, institucion ky të cilin më 28 qershor 1840, e quajti "Kopshti i Përgjithshëm Gjerman i Fëmijëve" (Allgemeinen deutschen Kindergarten) duke pasqyruar besimin e tij se fëmijët duhet të ushqehen dhe të rriten "si bimët në një kopsht". [2] Edhe në veprat e tij ai i krahasoi fëmijët me bimët ndërsa mësuesin me një kopshtar që i ndihmon ato të rriten dhe të lulëzojnë - pra "kopshti i fëmijëve". [3] Në kohën kur fëmijët konsideroheshin "njerëz të vegjël" kjo qasje e tij konsiderohet shumë përparimtare prandaj edhe ndikoi globalisht në arsimin e moshës parashkollore. Sot, termi përdoret në shumë vende për të përshkruar një larmi institucionesh arsimore dhe hapësira të të nxënit për fëmijë që fillojnë nga mosha një deri në shtatë vjeç, bazuar në një larmi metodash mësimore. [4] [5]

Shiko gjithashtu

Referime

Bibliografia

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.