Në lashtësi Kilikia ishte krahina bregdetare jugore e Anadollisë. Ajo egzistonte si entitet politik qysh nga koha e hitasve dhe pastaj u bë pjesë e mbretërisë armenase.
Kilikia ndahej në Kilikia Trachea (malore) dhe Kilikia Pedias (asirianisht Kue, Kilikia e rrafshët). Në lashtësi ky territor ishte mbuluar me pyjej që furnizonin Fenikinë dhe Egjiptin me dru. Kilikia nuk ka qytete të mëdha.
Kilikia njihej si Kizzuwatna në epokën e hershme hitase. Në mbishkrimet asiriane banorët e Kilikisë hasen si Hilikku, dhe në gjysmën e hershme të mijëvjeçarit Kilikia ishte një nga katër fuqitë kryesore të Azisë perëndimore. Qytetet kryesore ishin: Tarzu (Tars), Ingira (Anchiale), Danuna-Adana, Pahri (ndoshta Mopsuestia), Kundu (Kyinda, pastaj Anazarbus) dhe Karatepe.
Mbreti i parë i Kilikisë së lirë quhej, Išputahšu, biri i Pariyawatrit. Në një dokument tjetër shënohet një traktat ndërmjet mbretit Išputahšu dhe Telipinut, mbretit hitas. Mbreti i fundit i Kilikisë Sunassura II u detyrua të bëhej vasal i hitasve.
Në shek. VIII krahina u bashkua nën sundimin e mbretit Mukšuš, i cili quhej themeluesi i Mopsuestisë, megjithëse kryeqyteti ishte Adana. Tipari shumëkulturësh i Mopsuestisë pasqyrohet në një mbishkrim të shkruar në gjuhën luviane dhe në gjuhën fenikase.
Në shek. IX Kilikia u bë pjesë e Asirisë dhe mbeti kështu deri në fund të shek. VII.
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.