From Wikipedia, the free encyclopedia
Kategoritë IUCN janë kategori sipas të cilave janë klasifikuar zonat e mbrojtura nga ana e IUCN e që njihen edhe si kategori të menaxhimit të zonave të mbrojtura nga IUCN. Këto janë kategori të përdorura për të klasifikuar zonat e mbrojtura në një sistem të vetëm e që janë zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). [1] [2]
Regjistrimi i zonave të tilla është pjesë e një strategjie që përdoret për ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit në botë. IUCN ka zhvilluar sistemin e kategorive të menaxhimit të zonave të mbrojtura për të përcaktuar, regjistruar dhe klasifikuar gamën e gjerë të qëllimeve dhe shqetësimeve specifike kur kategorizoni zonat e mbrojtura dhe objektivat e tyre. Kjo metodë e kategorizimit njihet në shkallë globale nga qeveritë kombëtare dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Konventa për Diversitetin Biologjik. [3]
Kategoritë e Zonave të Mbrojtura IUCN ( IUCN Protected Area Categories ) | |||
---|---|---|---|
Kategoria | Përcaktimi | Karakteristikat | |
Rezervat Strikt Natyral / Zonë e Natyrës së Egër (Strict Nature Reserve / Wilderness Area) | |||
Ia | Rezervat Strikt Natyral | Zonë e mbrojtur që synon kërkimin shkencor dhe monitorimin e mjedisit. [4] | |
Ib | Zonë e Natyrës së Egër | Zakonisht sipërfaqe e madhe toke ose deti që synon mbrojtjen e egërsisë së kafshëve dhe specieve bimore. [5] | |
Park Kombëtar (National Park) | |||
II | Park Kombëtar | Zonë e mbrojtur që synon mbrojtjen e një ekosistemi me mundësinë e përdorimit për qëllime rekreative. [6] | |
Monument Natyror (Natural Monument or Feature) | |||
III | Monument Natyror | Zonë e mbrojtur që synon ruajtjen e elementeve natyrorë specifikë të një vlere të veçantë natyrore. [7] | |
Zonë e Menaxhuar e Habitateve / Llojeve (Habitat / Species Management Area) | |||
IV | Zonë e Menaxhimit të Habitateve /Llojeve | Zonë e mbrojtur që i nënshtrohet ndërhyrjes aktive për qëllime menaxhimi, në mënyrë që të sigurojë mirëmbajtjen e habitateve dhe / ose të plotësojë kërkesat e specieve specifike. [8] | |
Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar (Protected Landscape / Seascape/Area) | |||
V | Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar | Zonë e mbrojtur që synon mbrojtjen dhe përdorimin e zonave, detare ose tokësore, në të cilat bashkëveprimet midis popullsisë dhe natyrës i kanë dhënë jetë, elementëve me vlerë të veçantë estetike, ekologjike dhe / ose kulturore. [9] | |
Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara (Managed Resources Protected Area) | |||
VI | Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara | Zonë e mbrojtur që synon përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore, ku konservimi i biodiversitetit është i kombinuar me prodhimin e produkteve natyrore që mund të plotësojnë nevojat e popullatës lokale. [10] |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.