From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalashët (Kalasha) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir). Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh. Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firencës në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra evropiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin. Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.