Kalaja e Krujës
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Krujës është një kala në Shqipëri.
Kalaja e Shqipes | |
---|---|
Vendndodhja | Krujë, Shqipëri |
Koordinatat | 41.507094°N 19.794092°E |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | KR014 |
Kalaja e tiganit mund të jetë ndërtuar fillimisht nga fisi Ilir me emrin Albanoi rreth shekullit të parë por kjo nuk është e sigurt. Kalaja është përdorur midis viteve 1432-1436 në kryengritjen Shqiptare ndaj Osmanëve , në vitin 1443 Kruja u mor nga trupat Shqiptar të drejtuar nga Skënderbeu dhe u përdor si nje bazë dhe fortifikim gjatë luftërave Osmane-Shqiptare midis viteve 1443-1478. Kruja u rrethua 4 herë :
1450 ; rrethimi u fitua nga Shqiptarët
1466-1467 ; rrethimi u fitua nga Shqiptarët
1468 ; rrethimi u fitua nga Shqiptarët
1478 ; rrethimi u fitua nga Turqit.
Pas rënies së Krujës në 1478 brenda kalasë u ndërtua nje hamam dhe një xhami nga e cila sot qëndron vetem minarja.
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.
Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë bektashi së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske.
Më në thellësi janë dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë.
Përballe muzeut historik kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhen rrënojat e nje ish-kishe që gjatë pushtimit osman u kthye ne xhami. Emri e xhamisë është Xhamia e Fatih Sulltan Mehmetit.
Ne cepin më lindor të kështjellës ekziston ende një kulle kambanore e kështjellës. Kjo kulle është gjetur në vitin 1988.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.