Kafeneja Jonë

Serial kosovar satiriko-komik From Wikipedia, the free encyclopedia

Kafeneja Jonë (fillimisht Kafeneja Jonë te Oki) është një sitcom satirik kosovar, një prodhim i CMB Productions i krijuar nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala. Ai është seriali i dytë vetanak i transmetuar në Radiotelevizionin e Kosovës, duke e pasuar Familjen moderne. Seriali paraqet jetën e përditshme të punës brenda kafenesë "Te Oki", që menaxhohet nga Orhan Bobaj dhe babai i tij Avniu. Ai përcillet nga dy shokët e ngushtë Naimi dhe Labinoti, klientë të rregullt të lokalit, bashkë me një renditje të pasur të punëtorëve të lodhur dhe klientëve të korruptuar.

Fakte të shpejta Njohur edhe si, Zhanri ...
Kafeneja Jonë
Njohur edhe siKafeneja Jonë: Te Oki (ep. 1-20)
ZhanriSitcom
Krijuar ngaShkumbin Istrefi
Mentor Shala
Zhvilluar ngaBlerim Vitia (2004-2013)
Shkruar ngaAstrit Kabashi
Regjia ngaIlir Bokshi
Mentor Shala
Arzana Kraja (2017)
Gazmend Nela (2017)
Në role kryesoreFatmir Spahiu
Donat Qosja
Fatos Kryeziu
Adem Mikullovci
Irena Aliu
Leonora Mehmetaj
Teuta Krasniqi
Naser Rafuna
Astrit Kabashi
Kompozitori i siglësRichard Myhill
Sigla hapëse"Funky Rio"[1]
Shteti i origjinësKosovë
Gjuha origjinaleShqip
Nr. i episodeve361
Prodhimi
Producentët ekzekutivëShkumbin Istrefi
Mentor Shala
ProducentëtShkumbin Istrefi
(2004-2017)
Bajrush Kajtazi
Fatos Kryeziu (2017)
Montazherët
  • Ivona Morina
  • Bleron Voli
Kohëzgjatja30 - 40 minuta
Kompanitë prodhueseCMB Productions (2004-2017)
4MM Productions (2017)
RTV21 (2017)
Publikimi origjinal
RrjetiRTK
Publikimi22 tetor 2004 (2004-10-22)[2] 
9 dhjetor 2013 (2013-12-09)
RrjetiGjirafaVideo
Publikimi27 shtator (2016-09-27)[3] 
3 dhjetor 2016 (2016-12-03)
RrjetiRTV21
GjirafaVideo
Publikimi1 prill (2017-04-01) 
18 qershor 2017 (2017-06-18)
Mbylle

Seriali bëri premierën e tij origjinale në 2004 dhe mbaroi më 9 dhjetor 2013. Si pasojë e problemeve financiare tek RTK-ja, prodhimi i mëtutjeshëm me të u bë i pamundshëm, që e la fatin e serialit pezull për tre vite. Në 2016, ai u shpërngul në platformën GjirafaVideo si serial ekskluziv ueb me një sezon të ringjallur prej 12 episodash në 2016. Një sezon përfundimtar prej 12 episodash u prodhua me RTV21 dhe kompaninë 4MM Productions, duke u transmetuar nga 1 prilli deri më 18 qershor 2017. Një episod festiv u filmua në 2020 me ekipin origjinal.

Brenda 13 viteve sa u dha ky serial u dhanë 361 episode. Ai ishte një ndër më të shikuarët të epokës së pasluftës në Kosovë. Seriali pati një ndikim masiv në kulturën popullore kosovare saqë lëshoi edhe shprehje të përditshme në fjalorin e publikut të gjerë.[4]

Rolet

  • Fatmir Spahiu si Orhan "Oki" Bobaj, kryeshefi i kafenesë dhe djali i pronarit.
  • Adem Mikullovci si Avni Bobaj: Stërnipi i Isa Boletinit, dhe pronari mendjemadh i kafenesë.
  • Donat Qosja si Naim "Schatzi" Konjufca: Personi më i qetë në kafene dhe furnizuesi i saj i pijeve. Më së shumti pin qumësht.
  • Fatos Kryeziu si Labinot Paçarada: Kryemadhi është zhurma e kafenesë, ndikues përmes zhurmës dhe sjelljeve të tija jo shumë të matura. Pretendent për t'u bërë artist i njohur së bashku me Sarandën. Kryemadhi është një lloj shoku i Bekimit kështu që përdorimi i emrit të Bekimit në situata të ndryshme e bën herë pas here dominant në kafene.
  • Teuta Krasniqi si Saranda Qorri (née Ismaili): E dashura e Bekimit, dashamirëse e artit dhe posaçërisht e muzikës. Ajo është llafazane e madhe, dhe bën çmos për të tërhequr vëmendjen e kujtdo që e sheh me sy.
  • Astrit Kabashi si Bekim Qorri: Bekimi është i dashuri i Sarandës, një mafioz me ndikime të mëdha si në personat tjerë ashtu edhe në politikë.
  • Naser Rafuna si Muharrem "Meli" Shala: Muharremi është një i ardhur nga jashtë që mendon se kafeneja është e tij, por Orhani nuk pranon. Kështu ata bëjnë një marrëveshje, që t'a mbajnë për gjysmë, por është edhe "shoqja" më e ngushtë e Sarandës.
  • Ali Ahmeti si Doktor Elezi: Doktori luan një rol të çuditshëm sepse ndonjëherë duket sikur është i çmendur mirëpo është i mençur. Punon ndonjëherë në falltore. (Puna e tij në serial mbaroi me vdekjen e tij në 2011.)
  • Leonora Mehmetaj si Leonita "Nita": Nita është kameriere e kafenesë, ish-dashnore e Labinotit dhe e Naimit.
  • Irena Aliu si Ganimete "Gane" Bobaj: Kuzhinierja e kafenesë, tezja e Orhanit dhe baxhanakja e Avnisë.
  • Gramos Gashi si Ministri Nëntor Shylemaja: Klienti më i rregullt i kafenesë, një matrapaz i shoqërueshëm dhe person i prirë për manipulime dhe shitje të vlerave shtetërore për interesa personale. Ndikohet lehtë nga Bekim Qorri.
  • Avni Hoti si Lejtnant Fetahu: Polici i kafenesë, që paraqet autoritetin inkompetent dhe të korruptuar. Më vonë bëhet dashnor i Ganes.
  • Shkumbin Istrefi si Fekë Bobaj: Feka është kushëriri i Orhanit dhe Avniut i cili sa herë viziton kafenenë u çel telashe. Ai është nga fshati. E ka falsifikuar diplomën e fakultetit juridik dhe e thërret veten jurist i diplomuar. Është intrigant.
  • Doresa Rexha si Fiona.
  • Lyra Xhoci si Diana.
  • Dukagjin Podrimaj si Egzoni.

Realizimi

Radio Televizioni i Kosovës, për shkak që nuk pati mundësi të mbante të drejtat televizive të serialit, më 2013 serialin e mbaroi me episodin e 336-të.

Pas kërkesës së madhe publike, Kafeneja Jonë nisi punën në një episod special një-orësh që u lëshua më 8 qershor 2016 në shërbimin e videove GjirafaVideo. Gjirafa e mbështeti serialin përgjatë atij viti, duke punuar bashkë me CMB Productions për ta gjallëruar. Nën Gjirafën, Kafeneja Jonë zgjati për 12 episoda. Fillimisht seriali ka qenë ekskluzivisht i dhënë në GjirafaVideo, pastaj 4MM Productions mori prodhimin e tij dhe Radio Televizioni 21 mori të drejtat për transmetimin e tij për disa episoda (konkretisht edhe duke huazuar njërën nga studiot e veta për xhirimin e episodit të parafundit). Seriali mbaroi më 18 qershor 2017.

U xhirua një episod nga GjirafaVideo për vitin e ri 2020, që u shfaq në T7 i ndarë në disa pjesë përgjatë natës së 31 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.